Seksi ne shtatzani, cfare ai nuk ju ka thene kurre!

0 0

I pëlqej akoma partnerit tim? Është kjo një nga pyetjet më të shpeshta që gratë i bëjnë vetes gjatë shtatzanisë. Ato fillojnë të jenë dyshuese për këtë pasi trupi i tyre pëson ndryshime të mëdha. Përgjigjja është po! Çdo grua që mbart në barkun e saj fëmijën e një mashkulli në sytë e tij ajo është një dea. Dea e dashurisë dhe e ngrohtësisë familjare!
Jeni shtatëzanë dhe ndoshta edhe pse keni një gëzim brenda jush për të voglin që prisni të sillni në jetë, shpesh mund të ndiheni të shëndosha dhe të shëmtuara. Barku gjithmonë në rritje, hijet që zgjerohen ditë pas dite, këmbët që fillojnë të fryhen, zmaliaturat që mund të shfaqen nga momenti në moment e kështu me rradhë.
Edhe pse ai ndoshta nuk ta ka thënë kurrë, të jeni e sigurt se i pëlqen trupi juaj, madje ka shumë mundësi që t’i pëlqeni edhe më shumë se më parë, dhe kjo falë pikërisht ndryshimeve që po ndodhin në trupin tuaj. E kush nuk do ta pëlqente një gjoks të madh si ai i një gruaje shtatëzanë?
Cilat janë 5 gjërat që ai nuk jua ka thënë kurrë?
1- Barku është seksi
Barku e tërheq bashkëshortin tuaj pasi brenda tij ndodhet fëmija juaj. Edhe pse poshtë çarçafëve mund të mos jetë edhe aq e lehtë të përshtatesh në bazë të madhësisë së tij, duhet të mundoheni të gjeni pozicionet e duhura në mënyrë që ai të mos bëhët “pengesë” në marrëdhënien tuaj intime.
2- I pëlqen gjoksi juaj
Edhe nëse ti do të kishe një formë dhe madhësi perfekte të gjoksit asgjë nuk mund të krahasohet me formën dhe madhësinë e tij gjatë shtatzanisë. Dhe këtë meshkujt e pëlqejnë shumë, përfshi këtu edhe tuajin. Por, në gjendjen tuaj ai mund të bëhet tepër i ndjeshëm ndaj prekjeve dhe për këtë arsye ai duhet të tregohet i kujdesshëm për të mos ju shkaktuar dhimbje.
3- Rriten përkëdheljet
Ndoshta e bënte edhe më parë, ndoshta jo, por tani një gjë është e sigurt që i pëlqen t’ju përkëdhelë dhe t’ju kushtojë vëmendje. Ju mbani brenda vetes tuaj një qënie njerëzore, që është fëmija i tij. Kjo është një tjetër arsye që në sytë e tij të jeni më seksi se kurrë.
4- Marrëdhënia seksuale (kur ndodh) është më e bukur se herët e tjera
Ndoshta shkaktare janë hormonet, të cilat gjatë shtatzanisë rrisin dëshirën e gruas për marrëdhënie intime, krijojnë një lubrifikim më të mirë gjatë aktit seksual si edhe rrisin fluksin e qarkullimit të gjakut tek organet tuaja gjenitale (kjo për të nënkupton më shumë kënaqësi), por marrëdhënia seksuale gjatë 9-të muajve të shtatzanisë është më e bukur se kurrë. Dhe në disa çifte vihet re një rritje e frekuencës së marrëdhënieve intime.
5- Për të jeni një dea!
Ti ndoshta edhe mund të mos ndihesh super-seksi, por bashkëshorti juaj padyshim që ju shikon si të tillë. Për të jeni jo vetëm fizikisht tërheqëse, por tani ju po rrisni brenda vetes tuaj krijesën e tij dhe kjo në sytë e tij ju bën të dukeni dea e dashurisë!

Lexoni dhe: TË DUKESH BUKUR GJATË MUAJVE TË SHTATZANISË, KUJDESI PËR VETEN






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X