Sa ore gjume nevojiten gjate shtatzanise?

0 0

Nevoja për gjumë në shtatëzani fillon të ndihet që në momentin që testi rezulton të jetë pozitiv. Gjatë javëve të para gruaja mund të ndihet tepër e lodhur, dhe për këtë arsye jastëku fillon të jetë miku i saj më i mirë. Edhe pse trupi ka nevojë të pushojë më shumë, jo të gjitha grate janë në gjendje të bëjnë një gjumë të mirë ,dhe këtë problem mund ta kenë më të theksuar sidomos nënat që janë duke përjetuar shtatzaninë e dytë, tretë e me rradhë, pra që tashmë e kanë edhe një fëmijë tjetër për të cilin duhet të kujdesen.

Sa duhet të flejë një grua shtatzanë?

Në shtatzani nuk është e nevojshme që gruaja të dyfishojë kohën që kalon në gjumë, por ajo duhet t’i jape trupit kohën e duhur për të pushuar në mënyrë që të rikuperojë sa më shumë energji në mënyrë që të ndihet mirë. Në sa orë mund të arrihet kjo? Do të ishin të mjaftueshme 10 orë gjumë për të gjithë harkun kohor të ditës, pra të 24 orëve.

Si mund të arrihet kjo?

Shkoni në shtrat një orë më parë se zakonisht dhe cohuni një orë më vonë. Nëse nuk mundeni ta bëni këtë mund të flini edhe gjatë ditës. Nëse keni mundësi në fundjave mund të flini më shumë, për të rikuperuar orët që keni humbur nëse gjatë javës keni qënë duke punuar.

Shumë gjumë nuk është aspak mirë

Përpiquni të flini për sa kohë është e nevojshme dhe jo ta ekzagjeroni me mendimin se kjo gjë ju lejohet sepse jeni shtatzanë. Gruaja gjatë shtatzanisë nuk duhet të kalojë shumë orë në gjumë sepse ajo duhet të ketë një jetë aktive, kjo nuk duhet të bëhet vetëm nëse doktori ju ka rekomanduar të kundërtën. Nëse ndiheni të lodhura jo gjithmonë do të keni nevojë për gjumë, pasi një gjendje e tillë shkaktohet edhe nga hormone dhe ndryshimet fiziologjike që përjetohen në shtatzani.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X