Pese gjerat qe duhet te beni para ngjizjes se shtatezanise

0 0

Para se te ngjizni një fëmijë është shumë e rëndësishme të ndiqni disa hapa për një ecuri më të mirë të kësaj periudhe si edhe për një shëndet më të mirë të fëmijës. Po ju paraqesim një program prej pesë pikash që duhet të ndiqni para ngjizjes, hartuar nga “American College of Obstetrics and Gynecology”.
• Anamneza shëndetësore. Vlerësimi që përshkruhet në anamnezë është shumë i rëndësishëm për të paraqitur gjendjen e përgjithshme shëndetësore të gruas. Kjo vizitë i referohet vlerësimit të ndonjë patologjie familjare, sindrome gjenetike, apo keqformimi, nga ana e të dy partnerëve.
• Ekzaminimi. Gjatë këtyre analizave mund të kryhen ato të sëmundjeve infektive sierologjike si për shembull: HIV, rubeola, klamidia (sëmundje seksualisht e transmetueshme-SST).
• Vaksinimi. Disa infeksione gjatë shtatëzanisë mund të kalojnë nga placenta tek fetusi, për këtë arsye gruaja duhet të vaksinohet kundër rubeolës, varicelës, si edhe hepatitit-B (nëse nuk e ka bërë më parë).
• Konsulta ushqimore. Gjatë kësa konsulte mjeku e këshillon gruan në lidhje me dietën që ajo duhet të mbajë, e cila duhet të jetë e pasur me fruta dhe perime, e pasur me ushqime të freskëta dhe jo të konservuara. Ai i flet asaj në lidhje e rrezikun e duhanit dhe alkoolit, apo substancave të tjera si droga apo substancave të dëmshme të pranishme në ambinetin ku ajo mund të punojë.
• Acidi folik. Kjo është gjëja e parë që gruaja duhet të marrë para se të sjellë në jetë një bebe, vitamina B9. Acidi folik duhet të merret të paktën një muaj para ngjizjes së fëmijës, kjo pasi ai ndihmon në uljen e rrezikut të shfaqes së ndonjë keqformimi në tubin neural të tij (për shembull spina bifida apo anencefalia).






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X