Perse eshte e nevojshme vizita vaginale?

0 0

Vizita vaginale e kryer me dorë nga mjeku gjinekolog, është vizita më intime që bëhet gjatë shtatëzanisë. Jo të gjitha gratë shtatëzëna e lejojnë me dëshirë këtë ekzaminim, sidomos në fillim të saj. Për këtë arsye një vizitë vaginale mund të kryhet vetëm pasi ju jeni informuar me hollësi nga mjeku për llojin e vizitës, pasi ju është marrë leje dhe ju është thënë një arsye bindëse për të bërë vizitën. Ju duhet ta dini që kur mjeku e kërkon këtë lloj vizite, ka një arsye të mjaftueshme dhe se ai i di mirë rastet kur kjo vizitë dëmton shtatëzaninë.

Në kontrollin e parë vizita vaginale bëhet për:

  • Përcaktimin e diagnozës: shtatëzani;
  • Vlerësimin e moshës së shtatëzanisë;
  • Zbulimin e keqformimeve të aparatit gjenital të gruas;
  • Vlerësimin e sekrecioneve vaginale;
  • Vizitën e saktë të qafës së mitrës, e cila mund të sjellë probleme me rritjen e shtatëzanisë;
  • Mundësisht për marrjen e Paptestit.

Në kontrollet e tjera para lindjes vizita vaginale kryhet për të:

  • Përcaktuar gjendjen e rrezikut të abortit;
  • Përcaktuar rrezikun e lindjes para kohe;
  • Konfirmuar pamjaftueshmërinë e qafës së mitrës për të mbajtur shtatëzaninë deri në fund;
  • Vlerësuar gjendjen e qafës së mitrës, para se të stimulohet artificialisht aktiviteti i lindjes në fund të shtatëzanisë;
  • Vlerësuar pjesën paraqitëse të bebit, para se të fillojë aktiviteti i lindjes;
  • Vlerësuar rrugët e lindjes.

Vizita vaginale nuk këshillohet vetëm në rastet kur keni pasur hemorragji para lindjes në shtatëzanitë e mëparshme dhe kur kanë plasur membranat dhe ka rrjedhje ujrash, para se të fillojë aktiviteti i lindjes.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X