Djalë apo vajzë? Si dhe sa shpejt mund të zbulojme gjininë e fëmijës?

0 0

Në çdo kulturë hasim metoda të ndryshme, interesante, dhe disa prej tyre, në raste të caktuara janë në mënyrë befasuese të sakta në parashikimin të gjinisë së foshnjës.

Cilat janë vërtet të besueshme?

Çdo shtatzënë gjatë muajve të parë të shtatzanisë pyet veten se cila do të jetë gjinia e foshnjës së saj. Nëse nuk fillon më herët, çështja e gjinisë bëhet e rëndësishme kur merret në konsideratë rregullimi i dhomës së bebit apo kur ju kap “stresi” i blerjes së rrobave, dhe mezi prisni që foshnja të vije në jetë dhe t’i përshtaten rrobat që janë rreshtuar në dollap. Disa çifte pavarësisht pasigurisë vendosin që gjinia e foshnjës të jetë pjesë e befasisë gjatë takimit të parë në spital. Nëse nuk je në mesin e tyre, atëherë ju ftojmë të lexoni vazhdimin e tekstit për t’u qartësuar se sa të saktë janë treguesit e gjinisë së foshnjës.

Fetusi nga e ëma e merr një kromozom X, e nga babai ose X ose Y. Kjo do të thotë se babai (përkatësisht gjenet e tij) qysh në fillim vendosin për gjininë e foshnjës. Nëse merr kromozimin X të babait, në botë vjen një vajzë, por nëse e merr kromozomin Y, atëherë prisni një djalë.

  1. Ekografia

Zhvillimi i djalit apo i vajzës në javët e para ecën në mënyrë të ngjashme, ndaj në kontrollet me ekografi, në fazat e hershme të shtatzënisë është gati e pamundur të dihet gjinia e foshnjës derisa nuk është zhvilluar penisi apo klitorisi. Së pari, një mendim më pak të saktë mund ta japë gjinekologu gjatë matjes së translucencës nukale, e cila bëhet mes javës së 11 dhe 14 të shtatzënisë. Ultratingulli (ekoja) më i saktë është ai i kontrollit të morfologjisë të fetusit që bëhet diku rreth gjysmës së shtatzënisë (rreth javës së 20), dhe në atë kontroll vlerësohet në mënyrë të detajuar zhvillimi i organeve dhe zhvillimi i tyre i rregullt apo i parregullt. Organi i foshnjës në atë kohë është mirë i formuar, dhe tek djali gjinekologu më lehtë mundet te  përcaktoje gjininë.

  1. Testi gjenetik dhe metodat invazive

Metodat me te sigurta për përcaktimin e gjinisë ne fazat e para të shtatzanisë janë testet gjenetike. Që në javën e 10 (kur gjinia nuk mund  ta përcaktohet me eko) në gjakun e shtatzënës zakonisht ka ADN të mjaftueshme të fetusit, përmes të cilës, me testin e gjakut Nifty mund të informohemi për gjininë e foshnjës. Testet e tilla joinvazive prenatale kanë përparësi, ku përveç gjinisë zbulojnë edhe parregullsitë e mundshme gjenetike të foshnjës.

Gjininë e foshnjës mund ta mësojmë edhe përmes amniocentezës. Ky gjurmim diagnostifikues kryhet mes të javës së 15 dhe 20 të shtatzënisë, kurse mjeku e rekomandon kryesisht këtë metodë në rast se dyshon në parregullsi të zhvillimit të fetusit. Tek ky ekzaminim duhet theksuar se mund të ketë risk për bebin dhe nënën pasi amniocenteza bën pjesë në metodat diganostifikuese invazive, që mund të shkaktojnë abortin, gjakderdhjen, lindjen e parakohshme dhe komplikimet e tjera të padëshiruara.

  1. Metodat joshkencore

Nëse ju interesojnë metodat joshkencore të përcaktimit të gjinisë, ekzistojnë disa.

Testi i thjeshtë për përcaktimin e gjinisë mund të bëhet në ambiente e qetë të shtëpisë me dy hapa të thjeshtë. Nevojitet diçka që tashmë e keni në shtëpi – sodë bikarboni! Në gotën e pastër mblidhni urinën dhe i shtoni sodë bikarboni. Dhe çka ndodh? Nëse shkumohet, po prisni një djalë, nëse jo – atëherë vajzë. Ky test nuk ka asnje baze shkencore. Nëse në rastin tuaj ka rezultuar i saktë, do ta kuptoni në maternitet 😊

Gjithashtu afër fundit të shtatzënisë shpesh takohemi me “ekspertë” që me kënaqësi flasin: “nuk është djalë, po e ke barkun shumë lart”!

Për vajzat shpesh thuhet, që gjatë shtatzënisë trashëgojnë bukurinë e nënës. Për këtë shtatzënat që presin vajzë do të kenë lëkurë më të yndyrshme, flokë të hollë, pa volum, pesha mblidhet nëpër të gjithë trupin, jo vetëm në pjesën e barkut. E kundërta për djem – thonë se kanë një shkëlqim që reflekton tek shtatzëna, lëkurë të pastër dhe pa yndyrë, flokë të dendur dhe peshë të shtuar vetëm në pjesën e barkut.

Ne ju sigurojmë që shtatzënia e bën çdo shtatzënë më të bukur dhe ato thjesht shkëlqejnë ! Pavarësisht se metodat popullore të përcaktimit të gjinisë së fetusit janë argëtuese, ju këshillojmë që për përcaktimin e saktë të gjinisë të zgjidhni testin Nifty, ku perveç kësaj të fundit kuptoni me siguri te plotë nëse foshnja juaj është i shëndetshëm dhe nuk bart sindroma gjenetike.

Për më shumë informacion, si edhe për çmimet e testit NIFTYvizitoni faqen niftytest.alprofilin në Instagram nifty_test_albaniallogarinë në Facebook Nifty test Albania dhe sigurisht mund të kontaktoni përfaqësuesit për Shqifpërinë: +355686077644 dhe Kosovën për çdo pyetje që mund të keni. 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X