Gjinekologia Isufaj: Teknologjia e fundit mundëson diagnostikimin pa rrezik aborti për shtatzënat

0 0

Gjinekologia Dr. Tefta Isufaj ka thënë se teknologjia e fundit po mundëson diagnostikimin pa rrezik aborti të çrregullimeve tek gratë shtatzëna.

Diagnostikimi i çrregullimeve kromozomale mundësohet nga Testi NIFTY Plus në fazën e hershme të shtatzanisë, konkretisht në javën e 10. Gjinekologia Dr. Tefta Isufaj tregon se testi NIFTY Plus është një test jo-invaziv prenatal i cili detekton rrezikun për Sindromin Down dhe çrregullimet tjera kromozomale nga ADN-ja e fetusit. “Ky është një test për depistimin e sëmundjes, por jo test diagnostikues”, shpjegon doktoresha

Isufaj ka renditur rastet e grave që rekomandohet të bëjnë Testin NIFTY Plus nga java e 10 e shtatzanisë:

– nënat në moshën 35 vjeç ose më shumë;

– me histori personale dhe familjare për prani të anomalive kromozomale;

– të cilat në testin e kombinuar në tremujorin e parë tregojnë rrezik të shtuar për lindjen e femijes me Sindrom Down;

– që nuk iu janë nënshtruar procedurës së testit të kombinuar të tremujorit të parë;

– me histori të aborteve paraprake, meqë testi NIFTY Plus është jo-invaziv, pa rrezik për abort, para se t’i nënshtrohen testeve invazive diagnostike (amniocenteza dhe mostra nga vilet e horionit).

Mjekja ka deklaruar se testi është i sigurt duke mos rrezikuar shtatzaninë dhe niveli i saktësisë arrin deri në 99%.

Ky test është i sigurt dhe shumë efektiv për depistimin e një numri të abnormaliteteve kromozomale, me një ndjeshmëri veçanërisht të lartë për Sindromin Down (trisomia 21), por duke përfshirë edhe Sindromin Edwards (trisomia 18), Sindromin Patau (trisomia 13), Sindromin Turner, si dhe për shumë çrregullime kromozomale të tjera”.

Duke shfrytëzuar teknologjinë e fundit të sekuencës gjenetike, ky test ka një saktësi më të madhe se 99% te 3 trisomitë më të shpeshta, si dhe siguri 100%, pa rrezik aborti krahasuar me testet diagnostike invazive”, ka deklaruar Isufaj.

Isufaj ka thënë se në spitalin ku punon ajo, ky test rekomandohet për të gjitha ato gra tek të cilat detektohet rrezik i shtuar në testet e gjakut ose gjatë ekzaminimit ekosonografik në testin e kombinuar gjatë tremestrit të parë, ku zakonisht pacientet parapëlqejnë ta realizojnë këtë test për shkak se është jo-invaziv në krahasim me testet tjera të natyrës invazive. 

Për më shumë informacion, si edhe për çmimet e testit NIFTYvizitoni faqen  niftytest.alprofilin në Instagram nifty_test_albaniallogarinë në Facebook Nifty test Albania dhe sigurisht mund të kontaktoni përfaqësuesit për Shqipërinë: +355686077644 dhe Kosovën për çdo pyetje që mund të keni, por ndërkohë mos harroni që tashmë pagesa e testit NIFTY PLUS mund të realizohet edhe nëpërmjet kësteve.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X