Nëse sapo jeni bërë nënë, këto janë ‘frazat’ që jua kanë vrarë më shumë veshin

0 0

Gjatë shtatzënisë pjesa më e madhe e njerëzve është e përqëndruar te ne. Sapo takojmë dikë, për shembull, jemi në një darkë me miq dhe prindër, me shumë mundësi që një pjesë e madhe e pytejeve kanë në vëmendje të veçantë barkun tonë.

“Ia keni zgjedhur emrin?” “Kërkoni një mashkull apo një femër???” “Shijoni momentet tuaja, sepse më pas nuk do të keni më…”

Këto janë frazat klasike që një femër në pritje të ëmbël dëgjon shpesh …për hir të zotit, nuk ka asgjë të keqe në të bërit pyetje, është normale që në momente të tilla të mbushesh me pyetje. Për të mos përmendur  pjesën e emrit, kur mund të jesh akoma në javën e 38-të  ti së bashku me partnerin tënd po luftoni akoma me gurë, thikë e pirunj për të vendosur rreth emrit.

Në javën e fundit të shtatzënisë frazat që dëgjon më shpesh janë “Pusho mirë tani se më vonë sdo kesh më mundësi”. Më pas vjen dita e lindjes dhe pikërisht aty nis stresi i vërtetë i njerëzve. Të rralllë janë ata persona që mund të të pyesin sesi shkoi lindja, sepse pjesa më e madhe e tyre do të mendojnë se t’i do të përgjigjesh me një  ‘mirë’ të thjeshtë.  (Pavarësisht se mund të kesh patur të paktën 24 orë dhimbje dhe rreth 2 orë vetem shtyrje…pa harruar  frymëmarrjet dhe frymënxjerrjet).

Pas tre ditësh në spital do të vijnë persona fantastikë që do të mbysin me telefonata të tipit “Mund të vi sot? Sepse njerëzit nuk e imagjinojnë dot se ti mund të kesh nevojë për pushim dhe për të qëndruar vetëm me familjen? Dhe ti je aty, në vështirësi, për të menduar sesi  t’i thuash me edukatë një ‘jo’  të madhe.

Dhe ja ku vijnë dhe këshillat: Nuk duhet ta veshësh kështu mund të ketë ftohtë deri te lerë të qajë apo edhe mos e llasto.

Eh, në fakt lista mund të vijojë edhe më gjatë, por mund të them se këto janë frazat më të përhapura dhe është e pamundur që nënë e re të mos i ketë dëgjuar!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X