Menstruacionet ju janë vonuar, keni disa simptoma karakteristike të shtatzanisë dhe kështu po mendoni se brenda jush është duke u zhvilluar fëmija juaj. Për këtë arsye do të ishte e këshillueshme të kryeni një analizë gjaku (nëse është shumë herët kjo është një mënyrë tepër efektive) ose një test në mënyrë që të vertetoni nëse jeni apo jo shtatzanë. Me këtë test vërtetohet nëse në urinë gjenden hormone të shtatzënisë.
Nëse jeni shtatzanë…
Duhet të bëni kontrolle të rregullta tek gjinekologu apo tek një mami. Mamia ju këshillon mbi ecurinë e shtatzanisë, ushqimin e duhur, ecurinë dhe mënyrën e lindjes apo mund t’ju japë edhe përgjigje për pyetjet tuaja. Pas lindjes ju mëson për kujdesin e duhur ndaj foshnjës, të dhënit gji dhe të ushqyerit e duhur. Në këtë moment mund të merrni në konsideratë edhe ndjekjen e një kursi parapërgatitor. Mjeku mund të këshillojë të merrni edhe disa medikamente të caktuara në varësi të gjendjes tuaj shëndetësore. Këshillohet që gjatë shtatzanisë të mos pini duhan dhe alkool.
Marrëdhëniet seksuale
Nëse shtatzania paraqitet pa probleme mund të keni gjatë gjithë kohës marrëdhënie seksuale. Nëse keni dyshime të ndryshme apo pyetje lidhur me këtë mund të pyesni mjekun tuaj. Dëshira për të pasur marrëdhënie seksuale mund të pësojë ndryshim, por lidhur me këtë preferohet të bisedoni hapur me partnerin tuaj në mënyrë që koha e shtatzanisë të jetë harmonike dhe në atë mënyrë të mundësohet që marrëdhëniet seksuale t`i përshtatet gjendjes së re të krijuar, pra shtatzanisë.
Nëse keni probleme gjatë shtatzanisë
Ose keni pyetje sa i përket punës, sigurimit shëndetësor, shëndetit, etj, duhet të përpiqeni të merrni gjithmonë një mendim të ekspertit përkatës. Do të jetë ai që do t’ju udhëzojë në lidhje me mënyrën si duhet të veproni.
Nëse keni mbetur shtatzanë pa planifikim
Gjëja më e mirë që mund të bëni është ta planifikoni atë në mënyrë që të mund të bëni analizat e nevojshme por edhe të krijoni kushtet e duhura për rritjen e fëmijës. Megjithatë nëse shtatzania vjen papritur dhe nuk paraqet probleme për shëndetin e gruas apo fëmijës, ju nuk duhet ta konsideroni abortin si një alternativë, por si një krim. Mënyra më e mirë është mbrojtja!
Materiale te ngjashme
Pse çdo grua shtatzënë duhet...
Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...
MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...
A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...
Jo çdo NIPT është NIFTY
"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...
Gjithçka që duhet të dini...
Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu