Nëna e ardhshme tregon përse nuk e do partnerin në sallën e lindjes

0 1

Lindja është një nga përvojat më të shenjta të jetës që do të provoni ndonjëherë për kaq shumë arsye. Të mirëpresësh një foshnjë është një ngjarje fizike si asnjë tjetër. Është intensivisht emocionuese. Kjo ju vë në pozicionin më të prekshëm që mund të imagjinoni dhe të çelni një jetë, ndërkohë që ju vetë po përjetoni diçka kaq të madhe. Kjo është forma e fundit e intimitetit.

Për Eva Amurri (e cila do të sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë) lista e personave të pranishëm në lindjen e saj nuk do të përfshijë babanë e foshnjës. Aktorja, e cila është rreth 37 javë shtatzënë, shkroi një postim në blog për ndjenjat e saj përpara lindjes së saj të ardhshme dhe u shpjegoi fansave pse nuk do ta ketë babanë e foshnjës së saj (sportisti Kyle Martino, nga i cili së fundmi u nda) kur ajo të lindë.

Ajo thotë se përgatitja për lindje “këtë herë pa partner e ka bërë që të mendohet shumë me veten nëse është mjaftueshëm e fortë për ta bërë këtë … Lindja është kaq emocionuese dhe kështu e dija që herët që prania e Kylet nuk do më bënte të ndihesha mirë.

Niveli ynë i intimitetit ka ndryshuar tërësisht tani që nuk jemi çift, padyshim dhe në mënyrë që lindja të shkojë mirë, duhet që unë të ndihem e lehtësuar me trupin tim dhe të kem mbështetje.

Në fund të fundit, mënyra se si çdo nënë lind, varet prej saj. Pavarësisht nëse dëshironi të jeni vetëm në ato momente, të largoni, të përfshini nënën tuaj në lindje, ose diçka tërësisht tjetër… ky është vendim që ju takon ta merrn ju.

Për Evën, të kesh energji femërore në dhomë ka një rëndësi të madhe, kështu që ajo do të ketë mamitë, shoqet e dashura dhe fëmijët me vete kur të lindë.

Ndërsa për ish-in e saj, Martino, me të cilin ka vajzën Marloëe, djalin Major dhe foshnjën që pritet të lindë, Eva aktualisht thotë se ka gjetur një plan që funskionon për ata të dy.

Ajo tregon se babai do ta takojë djalin sapo të lindë.



  1. Nëna e ardhshme tregon përse nuk e do partnerin në sallën e lindjes – Pergrate

    […] Nëna e ardhshme tregon përse nuk e do partnerin në sallën e lindjes […]

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Rëndësia e përzgjedhjes së gjinekologut...

Shtatzënia mesatarisht zgjat përafërsisht 40 javë, dhe gjatë kësaj kohe nevojitet besim dhe siguri për shëndetin tuaj dhe të foshnjës - që të jetë në duart e duhura. Vlen të...

Kur gruaja shtatzanë humb interesin...

Kam humbur interesin për seks që kur mbeta shtatzënë. Çfarë mund të bëj? Së pari, mos u shqetësoni, nuk jeni vetëm. Shumë gra ndalojnë aktivitetin seksual kur janë shtatzënë. Ka...

A është i sigurt përdorimi...

Gjatë periudhës së shtatzanisë është më mirë të tregoheni të kujdesshme me përdorimin e vajrave esencialë. Disa prej tyre janë të sigurt për tu përdorur, përsa kohë që keni një...

A është e sigurt të...

Lidhur me këtë pyetje, ekspertët e shëndetësisë thonë që ky trajtim është mirë të mos lihet në periudhën e shtatzanisë. Nuk ka prova shkencore për ndonjë dëm që kjo metodë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X