“Lotus birth”, kerkesa te shumta nga nenat. Mjeket e konsiderojne teper te rrezikshme

0 0

Keni dëgjuar ndonjëherë më parë në lidhje me “lotus birth”? Kjo duket se ka filluar të shndërrohet në një “modë” në shumë vende të botës, dhe konsiston në mosprerjen e kordonit ombelikal pas lindjes. Por mjekët shprehen se edhe pse nënat e kërkojnë shumë dhe shumë struktura e praktikojnë, nuk është e sigurt! Sipas shoqërisë italiane të neonatologjisë, kjo nuk këshillohet për shumë arsye, midis të cilave për shëndetin e nënës, fëmijës, dhe jo vetëm.
Rreziqet e “lotus birth”
Kjo lindje quhet “lotus birth” në nder të infermieres që në vitin 1974 e kërkoi ta praktikonte për herë të parë tek fëmija i saj. Kjo ndodhi në Kaliforni. Gjatë kësaj praktike kordoni ombelikal nuk pritet dhe plaçenta qëndron e ngjitur me fëmijën edhe pas lindjes. Disa studime e kanë vlerësuar këtë si një metodë që sjell përfitime të ndryshme për fëmijën, por mjekësia e sotme e konsideron atë si një faktor shumë të rrezikshëm për përhapjen e infeksionit. Përfitimet mendohej se kishin lidhje me sasinë e gjakut që fëmija vazhdonte të merrte nëpërmjet kordonit ombelikal, gjak që parandalonte formimin e anemisë, por në të vërtetë mjekët e ditëve të sotme e hedhin poshtë këtë, duke qënë se kordoni vazhdon të pulsojë pas daljes nga trupi i nënës vetëm për pak minuta. Nëse do të praktikohet “lotus birth”, do të pritet që kordoni të shkëputet vetë nga trupi i fëmijës së bashku me placentën, pas rreth 4 ditëve.
Sipas shoqërisë italiane të neonatologjisë, kjo është një praktikë që qëndron jashtë të gjitha normave të higjenës sanitare.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X