Cfare ndodh nese koha e lindjes ka kaluar?

0 0

Shtatzania ka një kohëzgjatje prej 40 javësh, por lindje në term (brenda periudhës normale të lindjes) konsiderohet edhe ajo që ndodh nga java e 38 dhe 42 e shtatzanisë. Megjithatë nëse shtatzania e kalon termin, nëna dhe fëmija duhet të jenë në kontroll të vazhdueshëm nga mjeku.
Si duhet të veprojmë kur fëmija nuk do të dalë?
Si termin i lindjes konsiderohet java e 40, dhe nëse lindja fillon midis javës 38-42 nënkuptojmë një lindje 2 javë para ose mbrapa terminit. Gjatë kësaj kohe nëna duhet të bëjë kontrolle tek mjeku, i cili në momentin që termini kalon me 10-14 fillon të marrë në konsideratë stimulimin e lindjes me anën e medikamenteve. Në javën e 42-të plaçenta tashmë është vjetërsuar dhe diçka e tillë nuk mundëson ushqyerjen e mirë të fëmijës.
Mënyrat që mjeku mund të marrë në konsideratë në këtë rast janë:

  • Stimulimi i lindjes me anën e medikamenteve, dhe në këtë rast nëna dhe fëmija janë nën kontroll të vazhdueshëm.
  • Në rast se kontraksionet fillojnë, por jo aq të forta sa të mundësojnë hapjen e qafës së mitrës, mjeku mund të përdorë injektimin e oksitocinës për të rregulluar ritmet e kontraksioneve.
  • Plasja artificiale e ujërave mund të jetë një tjetër metodë që mjeku mund të përdorë në këtë rast. Në këtë moment do të plasë edhe tapa mukotike duke bërë që kontraksionet të jenë më të rregullta.
  • Në disa raste mjeku mund të vërejë probleme gjatë lindjes të cilat kërkojnë një operacion çezarian urgjent. Ky nuk është një rast dëshpërues për nënën, pasi ajo do të jetë në gjendje të dëgjojë fëmijën duke qarë sapo të vijë në jetë si edhe ta shikojë atë menjëherë.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X