Cfare ndien femija gjate lindjes?

0 0

Gjithmonë kemi folur në lidhje me atë që ndien nëna gjatë lindjes, dhe shpesh kemi “harruar” se cilat janë ndjesitë e fëmijës që është duke ardhur në jetë. Dhe le të njihemi sot me ndjesitë e kësaj qënie të vogël që po njihet me botën jashtë barkut të nënës pikërisht në atë moment.
A ndien dhimbje fëmija gjatë lindjes?
Edhe pse studime nuk e kanë vërtetuar këtë, mund të themi se në momentin e shtypjes së shkaktuar nga kontraksionet, vështirësia në lëvizje si edhe rënia e nivelit të oksigjenit do ta bëjë fëmijën të përjetojë stres. Nëse ky stres nuk mbahet nën kontroll mund të shkaktojë dëme të rënda tek fëmija.
Shikimi dhe ndjesitë e fëmijës
Shikimi është shqisa që në momentin e lindjes është më pak e zhvilluar kjo pasi hapësira brenda uterusit është shumë e vogël dhe nuk e favorizon një zhvillim të mirë. Fëmija gjithashtu ndien edhe kontraksionet, nëse nëna është e stresuar, ka ankth ose frikë dhe kjo ndodh nëpërmjet kalimit të hormoneve nga plaçenta.
Si lëviz fëmija gjatë kontraksioneve?
Ai “bashkëpunon” me të shtyrën e nënës gjatë kontraksionit për ta bërë lindjen më të lehtë, për shembull në disa faza ta caktuara shtyn me këmbë në fund të uterusit për të favorizuar hapjen. Në fazën e fundit ai rrotullohet për të vendosur në kontakt me legenin e nënës kockat e tij më rezistente.
A mund të marrë frymë fëmija gjatë lindjes?
Në këtë fazë ai e merr oksigjenin nëpërmjet gjakut që kalon në kordonin ombelikal, pra nëna është burimi kryesor i oksigjenit dhe për këtë arsye është e rëndësishme që ajo të bëjë një frymëmarrje të mirë gjatë lindjes.

Lexoni edhe: Cfare ndodh me trupin e gruas pas lindjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X