Artikull i Sponsorizuar| Pse testi NIFTY njihet si testi më i mirë prenatal joinvaziv në botë?

0 0
Ndërkohë që në tregun botëror ekzistojnë lloje të ndryshme të testeve prenatale, testi NIFTY është testi prenatal numër një – si në Shqipëri, ashtu dhe në botë.
 
Testi NIFTY është ofrohet në më tepër se 60 shtete të botës, dhe deri në Nëntor të vitit 2018 janë bërë më tepër se 3.5 mln teste! NIFTY është testi më i kompletuar, duke përfshirë testimin e të gjitha trisomive kromozomale, aneupleditë e kromozomeve seksuale dhe 60 mikrodelecioneve dhe duplikacioneve kromozomale. Prindërit e ardhshëm, tashmë munden të informohen me saktësi se bebi i tyre është i shëndetshëm dhe ndërkohë, me qetësi të përgatiten për ardhjen e anëtarit të ri të familjes.
 
I sigurt
Testi NIFTY në krahasim me amniocentezën apo procedurat e tjera invazive, është një test plotësisht i sigurt, si për gruan shtatzënë ashtu edhe për foshnjën. Për shkak të procedurës joinvazive të testimit, nuk ekziston rreziku nga aborti. Dihet se veprimet invazive bartin në vete edhe rreziqe nga aborti spontan, lindja e parakohshme, gjakderdhja… ndërkohë që testi NIFTY është plotësisht i sigurt.
 
I saktë
Testi prenatal NIFTY është jashtëzakonisht i saktë, i ndjeshëm në zbulimin e trisomisë siç është për shembull sindroma Down, zbulimi i së cilës merr një vlerë saktësie më të madhe se 99%. Testi NIFTY është i saktë në zbulimin e anomalive kromozomale, që në javën e 10 të shtatzanisë, gjithashtu zbulon edhe gjininë e foshnjës nëse dëshirojnë prindërit.
 
I besueshëm
Vetëm deri në nëntor të vitit 2018, janë bërë më tepër se 3.500.000 teste NIFTY në tërë botën. Rezultatet e jo të vërteta pozitive kanë qenë prezent në 0.05% të të gjitha testeve të kryera, gjë që tregon për nivelin e lartë të besueshmërisë së testit prenatal, dhe për këtë arsye, testin NIFTY e rekomandojnë shumë mjekë gjinekologë.
 
I thjeshtë
Mënyra e testimit joinvaziv do të thotë se nuk ka nevojë për intervenim në trupin e shtatzënës. Kryhet thjesht me marrjen e mostrës së gjakut nga vena e gruas shtatzënë në sasi prej 10 ml, e njëjtë me mënyrat e tjera të marjes së gjakut në laborator për analiza të ndryshme, rutine të gjakut. Gjaku i shtatzënës përmban në vete ADN-në e fetusit. Me ndihmën e teknologjisë më moderne të sekuencimit gjenetik dhe algoritmeve më të avancuara bioinformatike, kryhet analiza e ADN-së së fetusit. Rezultati është analiza kromozomale e fetusit ku mund të zbulojmë parregullsitë e mundshme.
nifty test ne shqiperi (1) 
Testi NIFTY u mundëson prindërve të ardhshëm të vërtetojnë gjendjen shëndetësore të foshnjës së tyre ndersa është akoma në bark, dhe kështu munden ta kalojnë në qetësi të plotë shtatzëninë dhe përgatitjen për lindje, dhe në të njëjtën kohë shtatzënave u mundësohet të shmangin veprimet e panevojshme invazive siç është amniocenteza, apo rreziqet dhe problemet tjera që mund të vijnë nga kjo.
Gratë shtatzëna, të cilat deri më tani e kanë bërë NIFTY, kanë mbetur të kënaqura me veprimin e thjeshtë dhe të shpejtë të cilin e mundëson NIFTY dhe rezultatet e shpejta të cilat janë gati në një afat kohor prej 6-7 ditësh.
 
NIFTY është zgjedhja më e sigurt për t’u marrë në konsideratë kur vendosni për realizimin e testimit prenatal. Informacionet për shëndetin e fëmijës tuaj, akoma të palindur kanë një vlerë të pakrahasueshme për ju dhe fëmijën tuaj.
 
Kur rezultatet janë të shkëlqyera, ju do të mund të kaloni një shtatzani të qetë, dhe në rast të konstatimit të çrregullimit kromozomal juve do të mund të keni kohë për përgatitjen fizike dhe psikike si dhe do të keni mundësi të informoheni dhe njiheni me të gjitha mundësitë që mjekësia moderne ofron për trajtimin e problemeve të caktuara. 

Për më shumë informacion, si edhe për çmimet e testit
NIFTY, vizitoni faqen niftytest.al, profilin në Instagram nifty_test_albania, llogarinë në Facebook Nifty test Albania dhe sigurisht mund të kontaktoni përfaqësuesit për Shqipërinë: +355686077644 dhe Kosovën për çdo pyetje që mund të keni.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X