Artikull i Sponsorizuar/ NIFTY| Djalë apo vajzë? Pyetja me e shpeshte në pritjen e ëmbël

0 0

Pyetja e përditshme të cilën shtatzënat e degjojnë më shpesh është: “djalë apo vajzë?”

“A është kjo aq e rëndësishme?! Në fakt gjëja me e rëndësishme është shëndeti i bebit por kurioziteti është i madh për të gjithë – shprehet shtatzëna 31-vjeçare Alba.

“Ndoshta njerëzit këtë pyetje nuk e parashtrojnë sepse një gjë e tillë nuk pyetet?? Në të vërtetë nuk mund të dihet me siguri 100 %? Më duhet të pranoj kur e kam kuptuar se në trupin tim po zhvillohet një jetë e re, kam pasur dëshirë të jetë djalë. Por nuk është e rëndësishme, nëse dëshiron djalë apo vajzë, më vonë e kam kuptuar kur në javën e 12 të shtatzënisë e kam bërë kontrollin e translucencës nuhale. Rezultatet kanë treguar një rrezik të lartë se foshnja ime do të lind me sindromën Down, atëherë jam ndjerë sikur jam në vrimën e zezë. Në kokën time më lindën qindra pyetje, duke filluar nga ajo nëse do ta dua foshnjën time njëlloj sikur të ishte gjithçka në rregull, deri tek me e keqja… edhe pse përherë e kam dashur familjen më shumë se gjithçka tjetër në botë. Më e vështira, në gjithë këtë moment, ka qenë që nuk e dija sa të besueshme janë rezultatet. A do të më duhesh që gjithë shtatzaninë ta kaloj në frikë? A duhet të përgatitem për më të keqen? Si do t’ia tregoj këtë familjes dhe miqve?”

djale apo vajze nga nifty Shqiperi

Gjinekologia atëherë më ka propozuar të bëj testin joinvaziv prenatal NIFTY.

“Nuk e kam ditur çfarë do të thotë NIFTY, çfarë do të thotë test prenatal, e aq më pak, çfarë do të thotë joinvaziv. Çfarë testi është ai? Çfare do të mund të kuptoj përmes tij? A do të jenë rezultatet më të besueshme sesa matja e translucencës nuhale?”

NIFTY-n mund ta bëjë çdo shtatzënë që në javën e 10 të shtatzanisë. Joinvaziv nënkupton që nuk përbën asnjë risk për nënën dhe bebin. Kryhet me marrjen e gjakut të shtatzënës, sikurse kryhen analizat e tjera laboratorike. Gjaku dërgohet për analiza, dhe rezultatet merren për 6-7 ditë. Rezultatet tregojnë nëse ekziston rreziku që foshnja të lindë me sindromën Down, apo me ndonjë çrregullim të shpeshtë gjenetik.

NIFTY ka ndjeshmërinë më tepër se 99%, në dallim nga translucenca nuhale ku ndjeshmëria është rreth 60%, prandaj me marrjen e rezultateve mund të siguroheni në ndjeshmërinë dhe saktësinë e tij.Mund ta kaloni shtatzaninë pa brenga dhe të përgatiteni për ardhjen e anëtarit të ri.

Kështu edhe Alba pas bisedës me gjinekologun vendosi për testin NIFTY: “Kam qenë shumë me qetë kur gjinekologia i është përgjigjur të gjitha pyetjeve mia, dhe me kryesorja prej tyre ishte nëse foshnja ime do të lindte e shëndetshme apo jo. Rezultatet arritën shumë shpejt dhe për fatin tim të madh, kanë qenë të shkëlqyera. Tani nuk ka më dyshime dhe brenga kisha kur mata translucencen nuhale nuk ekziston më, ndërkohë nuk ngelet gjë tjetër veçse të shijoj një shtatzani të qetë. Mezi po pres të të njoh, princi im i vogël”.

Për më shumë informacion, si edhe për çmimet e testit NIFTYvizitoni faqen niftytest.alprofilin në Instagram nifty_test_albaniallogarinë në Facebook Nifty test Albania dhe sigurisht mund të kontaktoni përfaqësuesit për Shqipërinë: +355686077644 dhe Kosovën për çdo pyetje që mund të keni.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X