Analizat per grate
Analizat e zakonshme qe nje grua me probleme infertiliteti duhet te kryeje perfshijne analiza gjaku, te cilat ndihmojne mjekun specialist per te krijuar nje ide te pergjithshme mbi cilesine e vezoreve tuaja. Ne varesi te rastit, mund te jete e nevojshme te kryhet edhe ekzaminimi i mitres apo i tubave te fallop-it, e cila realizohet me ndihmen e nje grafie te vecante te quajtur HSG.
Lista e analizave qe jane te nevojshme per gruan:
– Hormoni Folikulo-Stimulues (FSH) dhe estradioli ne diten e 2-3 te ciklit.
– Prolaktina
– Hormoni Anti-Mullerian (AMH)
– Hormoni Stimulues i Tiroides (TSH)
– Grupi i gjakut
– Analiza per HIV, hepatit B, hepatit C, sifilis
– Histerosalpingogram (HSG)
– Histeroskopi
– Laparoskopi
Lista e analizave qe jane te nevojshme per meshkujt:
– Analiza e spermes
– Analiza ne gjak si: analiza per hepatit B, hepatiti C, HIV.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu