Pagjumësia në shtatzani, këshilla për të kaluar natë të qetë

0 0

Me pagjumësi kemi të bëjmë atëherë kur kemi vështirësi për të na zënë gjumi, kur nuk qëndrojmë dot në gjumë, ose të dyja.

Gjatë shtatzanisë, pagjumësia ka tendencë të jetë më e zakonshme në tremujorin e parë dhe të tretë.

Pagjumësia është mjaft e zakonshme dhe mund të ndiheni mjaft të lodhura, por lajmi i mirë është se pagjumësia nuk është e dëmshme për foshnjën tuaj!

Më poshtë keni disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë të keni netë më të qeta.

  • Pini shumë ujë gjatë gjithë ditës, por minimizoni konsumin e ujit pas orës 7 pasdite!
  • Ngrënia e herët e darkës mund të ndihmojë gjithashtu, por mos shkoni në shtrat të uritura, para se të shkoni në shtrat hani një meze të lehtë!
  • Shmangni kohën përpara ekranit të paktën një orë para gjumit. Drita blu nga TV, celular, mund të ketë një ndikim në ritmin tuaj cirkadian. Në vend të kësaj, lexoni një libër.
  • Një dush qetësues gjithashtu mund t’ju ndihmojë të flini më lehtësisht gjumë.
  • Mbajeni dhomën tuaj të freskët, të errët dhe të qetë për kushte optimale të gjumit.
  • Shtrihuni në anë, vendosni një jastëk midis gjunjëve dhe përdorni një nën barkun tuaj, ndërsa rritet.

Po ju a keni vuajtur apo vuani ende nga pagjumësia gjatë shtatzanisë suaj? Çfarë ju ndihmon të flini më mirë? Jeni të lutura të ndani eksperiencat tuaja me ne.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X