Të gjitha mikeshat tuaja flasin për testin Nifty? Keni lexuar për të nëpër forume, Facebook, dhe për më tepër nënat e ardhshme kanë shumë komente për të. Por cili eshte vendimi yt?
Jeni e përgatitur që edhe vetë ta kryeni e të informoheni se shtatzënia juaj do të jetë shumë më e lehtë dhe pritja e foshnjës do të jetë më e ëmbël. Por ende nuk dini se ku mund ta bëni testin?
Testi Nifty mund të realizohet më lehtë sesa e mendonit. Sepse ne dëshirojmë që çdo shtatzënë të ketë mundësi për të kryer testin Nifty, dhe për këtë kemi tentuar ta sjellim këtë test në klinika të ndryshme, që të jenë sa më pranë jush.
Si të mund të realizoni testin NIFTY?
Mund të pyesni gjinekologun tuaj apo nëpër klinikat ku kryhen analiza, laboratorët e analizave, por mundet gjithashtu të kontaktoni në numrat e kontaktit të specialistëve tanë që ndodhen në website ose në rrjetet sociale.
Por, nëse testi Nifty nuk mund të bëhet në klinikën e gjinekologut tuaj, mos u shqetësoni. Testin mund ta bëni diku tjetër, pasi nuk është e nevojshme ta kryejë mjeku juaj i përzgjedhur. Në web-faqen e internetit mund të gjeni listën e vendeve në të cilat kryhet ky test.
Zgjidh klinikën më të afërt dhe cakto takimin tuaj.
Siç mund ta shihni në hartën tonë, ku janë të mbuluara të gjitha rajonet, mund ta gjeni klinikën apo laboratorin ku mund të kryhet testi Nifty.
Testi Nifty ka besueshmëri nga ana e ekspertëve në klinikat gjinekologjike, poliklinika dhe qendrat klinike spitalore.
Jeni e interesuar për testin Nifty?
Kur keni takimin, ju mbetet vetëm një gjë – mostra e gjakut. Mos harro, testin Nifty mund ta bëni pas 10 javëve të shtatzanisë.
E dimë që pritja e rezultateve është e vështirë, kujdes të madh i kushtojmë që mostra e juaj të vijë në laboratorin tonë, sa më parë që është e mundur. Atje e analizojmë me ndihmën e teknologjisë më bashkëkohore, që siguron besueshmëri të lartë. Rezultatet janë të gatshme nga 6 deri në 8 ditë.
I thjeshtë, i sigurt dhe i besueshëm
Edhe pse testi Nifty nuk është test diagnostifikues, është jashtëzakonisht i saktë. Falë teknologjisë së avancuar, më shumë se 99% detekton problematikat gjenetike tek fetusi .
Për më shumë informacion, si edhe për çmimet e testit NIFTY, vizitoni faqen niftytest.al, profilin në Instagram nifty_test_albania, llogarinë në Facebook Nifty test Albania dhe sigurisht mund të kontaktoni përfaqësuesit për Shqifpërinë: +355686077644 dhe Kosovën për çdo pyetje që mund të keni.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu