Të hamë apo jo vezë, rreziqet e zbuluara së fundmi

0 0

Të hamë vezë apo jo? Kjo është dilema e ngjallur nga hulumtimet e fundit të arritura nga analiza e gjashtë studimeve që përfshijnë rreth 30 mijë individë. Studimi, i botuar në New York Times, tregoi se një rritje prej 300 mg kolesteroli në ditë në dietë do të çonte në një rritje të rrezikut:

– 17% për sëmundjet kardiovaskulare;

– 18% për vdekjen e parakohshme për shkak të ndonjë arsyeje.

Shumë kolesterol

185 mg është sasia e kolesterolit të pranishëm në të verdhën e një veze të madhe. Duke konsumuar vetëm gjysmën e të verdhës në ditë, studimi gjeti një rritje në:

– 6% e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare;

– 8% e rrezikut të vdekjes së hershme.

Megjithatë, këto janë rezultate që rrjedhin ekskluzivisht nga vëzhgimet që nuk janë në gjendje të krijojnë marrëdhënie shkak-pasojë.

Rreziku i sëmundjeve

Ajo që del nga ky studim është se rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare, koronares, goditjes së zemrës, dështimit të zemrës dhe vdekjes së parakohshme do të rritet në përpjestim me numrin e vezëve të konsumuara çdo ditë. Rezultati i njëjtë me kolesterolin dietik: sa më shumë që kjo yndyrë është e pranishme në dietë, aq më i madh është rreziku që të sëmureni.

Sipas hulumtuesit Robert H. Eckel, një profesor i mjekësisë në Universitetin e Kolorados, puna është shumë më e plotë se në shqyrtimet e mëparshme. Në fakt, do të kishte elemente të mjaftueshëm për të deklaruar se vezët dhe marrja e përgjithshme e kolesterolit me dietën ndikojnë në rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe rrezikun e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet.

Vezë: vetëm disavantazhe?

Për autorin kryesor Norrrina B. Allen, profesor i asociuar i epidemiologjisë në Northwestern, ka gjithashtu përfitime nga ngrënia e vezës, pasi ato janë të pasura me aminoacide dhe kripëra minerale. Prandaj, këshilla është që të reduktohet konsumi i numrit të vezëve, mundësisht të verdhat, në dietën tonë të përditshme, pa i eliminuar ato.

Lexo edhe: 15 thashetheme te paverteta rreth vezeve qe nuk duhet t’i kishit besuar kurre

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X