Çfarë duhet bërë me foshnjat e lindur me peshë të ulët që të keni sukses në gjidhënie?

0 0

Ushqyerja me qumësht brenda tetë orëve të para pas lindjes shoqërohet me një probabilitet më të lartë që nënat të cilat lindin foshnja me peshë të ulët të jenë në gjendje të prodhojnë qumësht gjatë gjithë qëndrimit të tyre në inkubator, sipas studiuesve në Boston Medical Center.

Qumështi i gjirit ka kaq shumë përfitime për këta foshnja, duke përfshirë një shans më të mirë për parandalimin e sepsis dhe sëmundjes kronike të mushkërive, si dhe përmirësimin e zhvillimit të mëvonshëm gjatë fëmijërisë. Por trajtimi me të papriturat është një nga sfidat kryesore të dhënies së gjirit për gratë që lindin një fëmijë që ka nevojë për mbështetje nga inkubatori. Shumë nëna të fëmijëve prematurë luftojnë për të ushqyer me gji, sepse gjiri i tyre nuk ka filluar prodhimin e qumështit, ose prodhimi i tyre i qumështit është prekur nga komplikimet e shtatzënisë. Ato gjithashtu kanë më shumë gjasa që të ndahen nga të porsalindurit e tyre për një periudhë të zgjatur kohe pas lindjes.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paraprakisht sugjeroi ushqyerjen me qumësht brenda gjashtë orësh pas lindjes, si një strategji për mbështetje. Por ushqyerja brenda gjashtë orësh mund të jetë e vështirë për shkak të nevojës për monitorim intensiv të të porsalindurve dhe / ose nënave.

Studiuesit e Qendrës Mjekësore të Bostonit përdorën të dhëna nga më shumë se 1.000 çifte nënë-fëmijë në 9 spitalet e Massachusetts. Ata gjetën se 70 për qind e foshnjave, nënat e të cilëve iushqyen për herë të parë brenda tetë orëve pas lindjes, ushqeheshin me qumështin e nënës gjatë gjithë kohës, krahasuar me 52 për qind të foshnjave, nënat e të cilëve dhanë qumështin e parë 9 deri 24 orë pas lindjes.

Autorët e studimit shpresojnë se do të bëhen më shumë teste për të vendosur lidhjen mes kohës së dhënies së qumështit të parë dhe suksesit afatgjatë të laktacionit.

Lexo edhe: Arsyet pse femijet mund te lindin me peshe te ulet

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X