Arsyet pse fëmijët mund të lindin me peshë të ulët

0 0

Prindërimi është plot ulje-ngritje. Udhëtimi i secilit prind është unik, por gëzimet, shqetësimet, antkhet janë të “ngjashme”. Ju vetëm dëshioni shëndetin e mirë të fëmijës, luteni që në çdo vizitë gjatë shtatzanisë të merrni lajme të mira dhe që rritja e zhvillimi i bebit të plotësojë standardet.

Kurioziteti më i madh i prindërve është shpesh për gjininë dhe jo aq sa duhet për peshën e zhvillimin, që shpesh mund të mos jenë në ritmet e duhura.

Arsyet përse fëmijët mund të lindin me peshë të ulët: 

  1. Lindja e parakohshme

Nëse foshnja lind para se të përfundojë afatin gestacional prej 37 javësh, mund të jetë një fëmijë nën peshë. Nuk ka ndonjë arsye të qartë se pse lindja mund të jetë e parakohshme, por shkaqet më të shpeshta përfshijnë nënën që vuan nga probleme shëndetësore si infeksionet (infeksionet e fshikëzës, rubeola, sifilizi, HIV etj.), sëmundjet e veshkave ose çështjet që lidhen me paaftësinë e qafës së mitrës.

  1. Kequshqyerja

Zakonet ushqyese të nënës gjatë periudhës së shtatzanisë kanë një ndikim në peshën e lindjes së fëmijës dhe funksionet e imunitetit. Nëse nëna nuk ka një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme gjatë shtatzënisë, foshnja nuk merr ushqime për t’u zhvilluar siç duhet. Kjo mund të çojë në peshë të ulët.

  1. Faktorët gjenetikë

Nëse një ose të dy prindërit e fëmijës që do të lindin janë të imët, ka shanse që foshnja të jetë më e vogël në përmasa. E njëjta gjë qëndron edhe për foshnjat më të mëdha. Është një faktor natyror.

  1. Presioni i gjakut dhe sëmundjet e zemrës

Nëse keni sëmundje të lidhura me zemrën dhe rritje të presionit të gjakut, ka shanse për më pak furnizim me ushqyes dhe oksigjen tek foshnja. Mund të shkaktohet edhe pre-eklampsi, në të cilën funksionet e placentës preken. Mund të rezultojë që foshnja të jetë më i vogël në madhësi.

  1. Më shumë se një fëmijë

Nëse prisni më shumë se një fëmijë, do të ketë hapësirë të kufizuar për t’u rritur dhe zhvilluar. Kjo është arsyeja pse shpesh ata lindin me peshë të ulët lindjeje. Nëse foshnjat nuk kanë komplikacione shëndetësore, rritja e tyre konsiderohet normale.

Lexo edhe: Pesha e larte e lindjes rrit rrezikun e obezitetit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X