Pesha e femijes pas lindjes

0 0

Sa peshon bebi? Sa i gjatë është? Me siguri këto janë pyetjet që jua kanë bërë shpesh pas lindjes, por cilat janë përmasat që duhet të ketë në të vërtetë një fëmijë i porsalindur?

Para së gjithash na duhet t’ju themi sërish se çdo fëmijë është i ndryshëm nga tjetri.

Përmasat e një të porsalinduri

Nëse fëmija vjen në jetë nga java 38-42 (duke llogaritur javët nga ndërprerja e ciklit), fëmija do të ketë një peshë nga 2.600-4.000 gr, ku mesatarja do të jetë 3.500 gr. Gjatë 3-4 ditëve të para fëmija do të humbë rreth 350 gr (për një bebe 3.500 gr), dhe kjo nuk duhet t’ju shqetësojë. Pesha e bebes duhet të fillojë t’ju shqetësojë duke filluar nga dita e 15 pas lindjes. Pesha e tij do të dyfishohet në muajin e 6, dhe trefishohet në muajin e 12.

Pamja e të porsalindurit

Temperatura e tij do të jetë më e lartë se juaja, e cila zbret në mënyrë të menjëhershme për t’ju përshtatur temperaturës në sallën e lindjes, për të shkuar rreth 37 gradë gjatë 8 orëve që vazhdojnë. Gjithsesi duart dhe këmbët e fëmijës ngelen të ftohta dhe kjo është diçka normale, e cila ndodh pasi termorregullimi është një proçes që nuk është maturuar ende tek fëmija. Pulsi i tij do të jetë rreth 120-150 rrahje në minutë dhe frymëmarrja do të përfshijë rreth 35-50 marrje dhe nxjerrje fryme në minutë. Duke qënë se fëmija merr frymë vetmë me hundë dhe jo me gojë duhet të mbani shumë të pastër atë, duke hedhur shpesh solucion fiziologjik.

Lexoni edhe:Tabela e rritjes se femijes deri ne moshen 6-vjecare

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X