Mendoni sikur të kishte një gjë të vetme që do t’ju ndryshonte jetën. Diçka që do të forconte sistemin tuaj imunitar, do të neutralizonte lodhjen, do të zvogëlonte stresin dhe do t’ju jepte edhe më shumë vitalitet, energji dhe gëzim në jetë. Ju nuk keni nevojë të ndryshoni stilin e jetës tuaj. Nuk duhet të hiqni dorë nga asgjë. Nuk keni nevojë për një vullnet të hekurt. Dhe nuk keni nevojë të shpenzoni një pasuri të tërë.
Në fakt, gjithçka që ju duhet janë 20 bimë në shtëpi dhe disa llamba.
Kjo mund të tingëllojë e pabesueshme, por kjo është kërkesa e bërë nga Jorn Viumdal, një norvegjez i cili i ka kushtuar 30 vitet e fundit në zhvillimin e një sistemi të tillë.
Profesioni i Viumdal nuk kishte lidhje me hortikulturën. Ai ishte një inxhinier mekanik, por u hipnotizua nga eksperimentet e NASA-s mbi aftësinë e bimëve për të thithur gazra të dëmshëm dhe irritues. Si rezultat, ai vazhdoi të punonte dhe të rriste bimë në mjediset e brendshme.
Rezultatet, thotë ai, nuk janë asgjë tjetër veçse ndryshimi i jetës. Viumdal beson se shumica e sëmundjeve të përditshme – nga ndjenja e lodhjes, dhimbjes së kokës, hundët e bllokuara etj, vijnë nga fakti se ne i qëndrojmë shumë larg natyrës.
Hulumtimi i tij ka treguar se kjo metodë ka përfitime të mëdha shëndetësore – nga ulja e nivelit të sheqerit në gjak dhe kortizolit, hormone të stresit e deri tek lehtësimi i ankthit dhe depresionit, përmirësimi i përqëndrimit, lehtësimi i dhimbjes dhe madje edhe rritja e sistemit imunitar.
Problemi është se ne nuk mundemi domosdoshmërisht të gjithë të dalim për një shëtitje në pyll shumë shpesh. Pra sugjerimi i Viumdal është që ne të sjellim pyllin – ose të paktën disa bimë – në shtëpitë dhe zyrat tona.
Kini parasysh se bimët kërkojnë dritë, kështu që duhet t’i vendosni në një anë ku të ketë shumë dritë. Mund të merrni edhe llamba që stimulojnë njëlloj si rrezet natyrore të diellit.
Kujdesuni që bimët të ujiten, të marrin mjaftueshëm dritë dhe pastrojini here pas here.
Lexo edhe: Lulet helmuese ne shtepi, gabimet qe nuk duhet te beni
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu