Cilat jane gabimet qe shpesh bejme gjate arredimit te shtepise?

0 0

Cfarë gabimesh bëjmë zakonisht ndërsa arredojmë shtëpinë tonë?
– E teproni me bojërat dekoruese
Bojërat mund të jenë një shtesë e bukur në një sipërfaqe të caktuar, por të dini kur të ndaloni është gjëja e duhur. Lyerja në mënyrë perfekte është elegante dhe shkëlqyese, por nëse e teproni, pamja do duket shumë vulgare.
– Nuk i kushtoni rëndësi ndriçimit
“Nuk ka gjë më të keqe se sa dritat ndriçuese të cilat të bëjne të dukesh sikur je në skenë,” shprehet një dizenjues. Ai rekomandon përdorimin e dritave të zbehta në çdo dhomë, përfshirë edhe banjën. “Ndriçimi nuk duhet të prishë pamjen. Është diçka jotërheqëse”, thotë ai.
– I vendosni qirinjtë bashkë
Dizenjuesët besojnë se një pamje e balancuar estetikisht arrihet kur qirinjtë shpërndahen nëpër shtëpi dhe nuk grupohen në të njëjtin vend. “Drita e qiririt, si zjarri, ka një tërheqje misterioze që përfshin ngrohtësinë dhe romancën. Për mua, është më tërheqëse kur drita e qirinjve shpërndahet në gjithë dhomën,” thotë njëri prej tyre.
– I mbështesni mobiljet pas murit
“Habitem shpesh nga mënyra se si njerëzit i rregullojnë mobiljet e shtëpisë. Divanë të mëdhenj të cilët mbështeten pas murit, karriget që vendosen larg njëra-tjetrës,” thotë dizenjuesja Whitney Stuart. Ajo beson se përgjigjja e duhur është thjeshtësia. “Parimi kryesor duhet të jetë krijimi i intimitetit. Si mund të kesh një bisedë të mirë kur të duhet të bërtasësh që të të dëgjojnë në anën tjetër të dhomës? Unë imagjinoj sikur divani flet me karriget dhe karriget flasin me njëra-tjetrën,” thotë ajo.
– Injoroni proporcionet
Vendosja e abazhurëve të mëdhenj ngjitur me divanët është gjëja më e keqe. Mos u përpiqni të bëheni shumë kreativë. Përpiquni t’i mbani gjërat e thjeshta.
– I rregulloni jastëkët në mënyrën e gabuar
Mos e bëni shumë formale pamjen e dhomës me jastëkë të fryrë më shumë se ç’duhet. Ata nuk do të ngjanin kurrë bukur nëse nuk do të ishin të vendosur në mënyrën e duhur, pasi ajo pamje nuk do të ishte asnjëherë normale për një jastëk.
– Përdorni vetëm një dritë për ndriçim
Çelësi për të pasur një ndriçim të mirë është vendosja e dritave apo llambave në largësi të ndryshme. Mos u mjaftoni vetëm me një dritë, por përdorni disa lloje ndriçimesh dhe në largësi të ndryshme. Dritat që japin një ndriçim të ngrohtë krijojnë intimitet.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X