ADN-ja e spermatozoideve e marrë direkt nga testet e burrave jopjellorë është po aq e shëndetshme sa ajo e spermës së meshkujve pa probleme të fertilitetit. Një zbulim që mund të ndihmojë për të kuptuar më mirë shkaqet e infertilitetit mashkullor.
Në rastin e azoospermisë
Për momentin, mbledhja e spermës direkt nga testikujt zhvillohet në rastin e azoospermisë, dmth kur mashkulli nuk ka spermatozoid në spermë ose ka shumë pak dhe me cilësi të dobët. Dëmtimi i ADN-së së spermatozoidit, në fakt, konsiderohet shkaku kryesor i infertilitetit mashkullor dhe zvogëlon shanset që një çift të ketë një fëmijë. Ky studim tregon se në rrugëtimin që bën nga testikujt deri në kanalet para derdhjes, ADN-ja e spermës mund të pësojë dëmtime të mëdha, disa prej të cilave janë për shkak të stresit oksidativ.
Hulumtimi anglez
Studiuesit në Imperial College London bënë një studim duke koleksionuar spermë të marrë nga testikujt e 63 burrave jopjellorë dhe i krahasuan ato me spermën e derdhur nga ejakulimi i tyre.
Studiuesit zbuluan se madhësia e dëmtimit të ADN-së ishte 40% në meshkujt jopjellorë dhe 15% në ata pjellore. Ata shpjeguan se shumica e dëmtimit të ADN-së që ndodh në kanalin nga testikujt deri tek derdhja shkaktohet nga stresi oksidativ. Ky i fundit shkaktohet nga mënyra e pasaktë e jetesës si ushqyerja e dobët, qëndrimi ulur para kompjuterit apo pirja e duhanit. Gjithashtu disa sëmundje si diabeti i tipit 2 mund të shkaktojnë stres oksidativ.
Shkaqet që ngelen për t’u konfirmuar
Ky zbulim hap mundësinë e marrjes së mostrave të spermës direkt nga testikujt e njerëzve që kanë ADN shumë të shkatërruar dhe kanë pësuar trajtime të pasuksesshme për inseminimin artificial. Sidoqoftë mbetet për të treguar se dëmtimi i spermës është në të vërtetë shkaku kryesor i infertilitetit mashkullor.
Lexo edhe: Infertiliteti mashkullor, shkak mungesa e parandalimit
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu