Rreziqet e përdorimit të WC-ve publike dhe si mund të qëndroni të sigurt

0 0

Tualeti publik nuk është një nga vendet më të pastra në botë, dhe askujt nuk I pëlqen të shkojë atje, nëse nuk është emergjente.  Bakteret jetojnë në çdo kënd dhe cep të banjove publike, dhe sapo të prekni dorezën e një tualeti publik, jeni të ekspozuar ndaj baktereve. Mendimi i përdorimit të një WC-je që është përdorur nga shumë njerëz, pa dyshim do t’ju bëjë të dridheni, por mund të merrni në konsideratë përdorimin e një dezinfektuesi për të hequr qafe mikrobet përreth dhomës së tualetit.

Bakteret që gjenden në tualetet e hapura publike mund t’ju vënë në rrezik për infeksione dhe sëmundje të ndryshme. Prandaj, bërja e zgjedhjeve të mençura është thelbësore. Nëse jo, ju mund të jeni të ndjeshëm ndaj infeksioneve të mëposhtme për shkak të përdorimit të një tualeti publik:

1.Infeksioni i zorrëve. Bakteret si E. coli, Streptokoku, Stafilokoku etj, qëndrojnë plot në tualetet publike. Nëse vendoseni në kontakt me sipërfaqet e ndotura, do të jeni të ekspozuar ndaj këtyre baktereve, dhe ju mund të vuani nga diarreja.

2.Infeksionet e traktit urinar (UTIs). Bakteret përgjegjëse për UTI-s shumohen në temperatura të lagura dhe nuk mbijetojnë gjatë. Sidoqoftë, bakteret E.coli të cilat transferohenpërmes feces së një personi mund të mbijetojnë. Ndërsa uleni në vendin e tualetit uji i ËC-së mund të hidhet në pjesët tuaja intime. Dhe bakteret mund të arrijnë në anusin tuaj dhe në hapjen e uretrës, gjë që mund të çojë në UTI.

3.Infeksionet Virale. Virusi që është përgjegjës për të ftohurën e zakonshme nuk mbijeton për shumë kohë; prandaj ka më pak gjasa që të infektoheni prej tij. Por viruse të tjera të tilla si norovirusi dhe gripi qëndrojnë në lavamanë, furça etj dhe mund të hyjnë në sistemin tuaj nëpërmjet traktit gjenital ose uretrës.

4.Infeksionet e lëkurës. Bakteret e Stafilokokus mbeten në sipërfaqen e tualetit për një kohë të gjatë dhe mund t’ju vënë në rrezik të kontraktimit të infeksioneve të lëkurës dhe pneumonisë.

Këshilla të sigurisë për të ndjekur ndërsa përdorni një tualet publik

Përdorimi i një tualeti publik është padyshim një makth, por në situata të pashmangshme, nuk kemi asnjë mundësi tjetër përveçse t’i përdorim ato. Provoni këshillat e përmendura më poshtë për të ulur rrezikun e kontraktimit të një sëmundjeje”

  1. Hyni në banjë duke mos e prekur derën drejtpërdrejt. Përdorni tualetin që është më I pastër dhe mos prekni asnjë sipërfaqe të tijën drejtpërdrejt, duke përfshirë këtu edhe dorezën. Një dorezë e tualetit publik është një nga pikat më të zakonshme të baktereve, prandaj mos e prekni direkt. Ju mund të shtyni derën me bërryl ose përdorni një letër për të hapur derën.
  2. Shikoni vendin dhe pastrojeni me një letër higjenike. Vëzhgoni njollat dhe lagështinë. Hidhni disa letra higjienike dhe fshijeni mirë vendin, duke u siguruar që të mos prekni asgjë. Mubd të vendosni letrën higjienike në tualet përpara se ta përdorni atë.
  3. Do të ishte edhe më mirë nëse përdorni një dezinfektues në tualet. Nëse ideja e pastrimit (dhe duke prekur aksidentalisht vendin me duart tuaja), mund t’ju duket e neveritshme dhe do të ishte më mirë nëse përdorni një dezinfektues.
  4.  Shtypni butonin e ujit por mos e prekni direkt.Asnjëherë mos harroni të hidhni ujin pasi keni mbaruar punë. Megjithatë, kurrë mos prekni butonin drejtpërdrejt në një tualet publik. Ashtu si vendet e tjera në tualet edhe butoni i ujit mund të jetë një terren I përshtatshëm për bakteret. Mund të përdorni një letër higjenike për gishtin dhe më pas të shtypni butonin.
  5. Lani duart.Ndiqni të njëjtat rregulla standarte për higjenën dhe lani duart për 20 sekonda. Pastaj përdorni një letër për të tharë duart tuaja. Ndërsa dilni nga hapësira publike, hapni dorezën me një letër. Mos e prekni atë me duart tuaja të zhveshura.
  6. Zgjidhni më mirë banjo turke sa herë të mundeni. Duke përdorur një tualet të stilit perëndimor në shumicën e vendeve, mund të keni harruar ndoshta se është më higjenike të përdorni banjo të stilit turk.Kur përdorni një tualet të kërij stili, trupi juaj nuk do të vendoset në kontakt të drejtpërdrejtë me vendin e tualetit, prandaj shanset për t’u infektuar do të jenë më të pakta.
  7. Mbroni gjërat personale.Kur ndodheni në një banjë publike, mos mbani kurrë gjërat tuaja personale si portofolin apo celularin mbi sipërfaqen e banjos. Kur i vendosni ato në një sipërfaqe, bëhen bartëse e baktereve të rrezikshme. Bakteret mund të përhapen në vendin ku ju do t’I mbani këto sende. Ajo që mund të bëni është që çantën ta varni në pjesën e pasme të derës nëse ka vend.

Lexo edhe: Pse higjiena personale eshte e rendesishme tek femijet parashkollore?

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X