Pse higjiena personale është e rëndësishme tek fëmijët parashkollorë?

0 1

Me siguri ju e dini se sa e rëndësishme është ta mësoni fëmijën tuaj për higjienën. Dhe në momentin që i vogli juaj është një fëmijë parashkollor, i duhet të jetë tepër të kujdesshëm.

Pse është e rëndësishme higjiena për fëmijët e vegjël?

Me higjienën e duhur personale, ju mund ta mbroni të voglin tuaj nga mikrobet që prodhojnë sëmundje. Higjena e mirë është çelësi për jetesë të shëndetshme.

Fëmijët e kësaj moshe i përshtaten lehtësisht ndryshimeve të reja dhe formojnë një zakon të përjetshëm. Zakonet e duhura higjienike mund të ndihmojnë që fëmija juaj të jetojë një jetë më të lumtur.

7 zakonet higjienike për fëmijët parashkollorë:

  1. Larja e duarve: Merreni fëmijën që të lajë duart para dhe pas ngrënies ose pas përdorimit të tualetit. Ju mund të përdorni sapunin dhe ta argëtoni fëmijën tuaj duke bërë flluska sapuni. Ai do ta pëlqejë trukun dhe do të përpiqet ta kopjojë atë, duke larë duart ndërkohë.
  2. Higjiena Orale. Mësojeni fëmijën tuaj të përdorë siç duhet furçën dhe të lajë dhëmbët dy herë në ditë. Pastrimi i rregullt parandalon infeksionet e dëmshme dhe prishjen e dhëmbëve. Përdorimi i fillit dentar është një tjetër pjesë e rëndësishme e higjienës dentare për fëmijët parashkollorë. Filli dentar heq grimcat e ushqimit të ngecur në dhëmbë.
  3. Dushi. Ashtu si të rriturit, të vegjlit duhet të bëjnë banjë rregullisht dhe ta mbajnë trupin të pastër. Demonstroni teknikat e duhura të larjes për vogëlushin tuaj. Ju mund t’i kërkoni atij të bëjë dush duke i dhënë ndihmën e nevojshme, sa herë që kërkohet.
  4. Mbajtja e një shamie sa herë që tështin ose kollitet. Tregojini se kjo gjë duhet të bëhet gjithmonë pasi në të kundërt mund të ndodhë që mikrobet të transmetohen nga një person tek tjetri.
  5. Thonjtë e shkurtër. Mbani thonjtë e fëmijës të pastër dhe të shkurtër. Mësojeni fëmijën që të mos kafshojë thonjtë. Mikrobet që banojnë tek thonjtë e gjatë mund të hyjnë në trup dhe të dëmtojnë shëndetin e të voglit. Nëse fëmija juaj ka një zakon që të fusë gishtat në gojë, mbulojani për disa ditë me një rrobë që te mos jetë në gjendje që t’i fusë më në gojë dhe kjo do ta ndihmojë të shpëtojë nga ky zakon.
  6. Përdorimi i tualetit. Të shkuarit në tualet i mësohet fëmijës kur ata janë gati për të hyrë në parashkollor. Mësojuni atyre të lajnë duart pas përdorimit të tualetit. Trajnimi për në tualet është thelbësor dhe ndihmon në mbajtjen larg të infeksioneve dhe rritjen e imunitetit të të voglit tuaj.
  7. Pastroni dhe lani flokët rregullisht. Mësojeni fëmijën në lidhje me zakonet e duhura të larjes së flokëve. Shumica e mikrobeve ngjitëse qëndrojnë tek flokët e njeriut dhe pastaj hyjnë në trupin e tij. Zakonet e duhura të larjes së flokëve mund t’i ndihmojnë fëmijët të mbajnë kokën e pastër dhe të parandalojnë infeksionet në flokë. Është gjithashtu e rëndësishme për ta mësuar fëmijën se si t’i krehë.

Mbani mend se ngritja e një rutinë të përditshme rreth zakoneve të shëndetshme për higjenën mund ta ndihmojë fëmijën në thjeshtësimin e aktiviteteve ditore dhe përmirësimin e mirëqenies në tërësi.

Lexo edhe: Si ndikon higjiena ne zhvillimin fizik te femijes?

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X