Një shëtitje apo një pasdite e kaluar me fëmijët mes gjelbërimit na bën mirë jo vetëm ne, por edhe shëndetit të tyre mendor. Duhet ta keni parasysh kur organizoni kohën tuaj të lirë me familjen.
Aftësitë njohëse përmirësohen
Sipas një grupi studiuesish nga Kolegji Universitar i Londrës dhe Imperial College, ata që kalojnë shumë kohë mes pemëve zhvillojnë aftësi njohëse më të mira dhe janë më pak të prirur për të zhvilluar çrregullime të sjelljes dhe mendore gjatë gjithë jetës së tyre.
Pemët mund të ndihmojnë procesin e zhvillimit neuronal tek fëmijët. Studimi, i kryer me mbi 3,568 fëmijë, të moshës 9 deri në 15 vjeç që jetonin në Londër dhe përreth saj, tregoi se fëmijët që kaluan më shumë kohë në gjelbërim treguan aftësi njohëse të përmirësuara dhe shëndet të përgjithshëm mendor më të mirë në moshën e adoleshencës.
Terapi relaksuese
Livadhet, lumenjtë apo liqenet nuk duket se kanë të njëjtin efekt si pemët. “Këto rezultate sugjerojnë se jo të gjitha llojet e mjediseve natyrore mund të kontribuojnë në mënyrë të barabartë në këto përfitime shëndetësore”, shpjegon Mikaël Maes, autori i parë i studimit.
Studime të tilla duhet të merren parasysh për planifikimin urban. Preferimi i mjedisit natyror ndihmon ekosistemin, si dhe zhvillimin njohës dhe shëndetin mendor të të vegjëlve.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu