Periudha e festave të fundvitit, Krishtlindjet dhe Viti i Ri, ndër të tjera karakterizohen nga shkëmbimet e dhuratave. Por, jo të gjitha familjet e kanë mundësinë ekonomike për të bërë dhurata të kushtueshme. Megjithatë, askush nuk ka pse ta privojë veten për t’i dhuruar fëmijëve diçka të bukur që t’i shtojë gëzimin festave. Përveç kësaj, u mësoni atyre të vlerësojnë mundin dhe përkushtimin tuaj.
Pako e vogël me ëmbëlsira
Zgjidhni shije të ndryshme, fruta, arrorë, çokllatë, përgatisni disa copëza ëmbëlsirash me to, paketojini bukur në një karton dhe ja ku realizuat një dhuratë të bukur Krishtilindjesh dhe mbi të gjitha të shëndetshme.
Slita prej ëmbëlsirash
Merrni dy kallamë sheqeri, përdorini si rrëshqitësit e slitave. Vendosni sipër tyre një bazë katrore që mund të jetë një çokollatë dhe sipër saj lodra ose ëmbëlsira të vogla që të krijohet ideja e një slite festive.
Biskota për të zbukuruar bredhin
Siç bëni biskotat e zakonshme, këtë herë mund t’i bëni me format e festave si për shembull në formë peme, në formë zileje, në formë ylli etj. Krijoni edhe një vrimë në krye të tyre për të lidhur mbajtësen dhe varini në pemë.
Qëndisma në kornizë
Gjeni në internet ose në burime të tjera motive të ndryshme festive për Krishtlindjet ose Vitin e Ri, vizatojini në një copë, qëndisini me ngjyra të përshtatshme dhe vendosini në një kornizë. Kjo është një dhuratë ideale dhe ka mjaft dashuri në punimin e saj.
Zbukurime me foto familjare
Mund të stamponi në material rrobë foto të vjetra të gjyshërve ose prindërve, ti mbushni rrobat me pambuk, duke krijuar një “top” për pemën e Krishtlindjeve. Kjo gjë i mëson gjithashtu fëmijët të duan traditën dhe familjen.
Abazhurë të personalizuar
Zgjidhni fotot që ju pëlqejnë më shumë dhe në një studio fotografike mund të porosisni të realizoni një abazhur.
Doreza të qëndisura
Mund të përdorni një palë doreza që fëmijët tashmë i kanë ose të blini një palë të reja dhe të shtoni në to dashurinë tuaj duke i personalizuar përmes qëndismave.
Lexo edhe: Këshilla për të rigjetur gëzimin e festave këtë vit të vështirë
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.