Pesë shenjat që mund të tregojnë se fëmija ka infeskion urinar

0 0

Ethet, të vjellat, humbja e oreksit, temperatura dhe urina me erë të keqe nuk janë gjithmonë simptomat e sëmundjes sezonale. Ndonjëherë mund të jetë një infeksion i traktit urinar, një çrregullim që prek 8% të fëmijëve, me një incidencë më të lartë në vitet e para të jetës. Infeksionet e traktit urinar janë më të zakonshme se sa mund të mendoni, duke pasur parasysh se rreth një në 15 fëmijë ka pësuar të paktën një herë një të tillë. Në 5% të rasteve, shkaku i temperaturës te fëmijët i atribuohet këtyre infeksioneve, të cilat nuk diagnostikohen gjithmonë menjëherë.

Këshilla e pediatërve

Këshilla e ekspertëve është të konsultoheni me pediatrin që mund të sugjerojë të bëjë një ekzaminim fillestar për foshnjën. Po, sepse ethet, mungesa e oreksit dhe të vjellat e bëjnë nënën të dyshojë vetëm për një grip apo çrregullim të zorrëve të fëmijës, por problemi mund të jetë një infeksion në traktin urinar.

Rreth një në 15 fëmijë vuan të paktën një infeksion të traktit urinar gjatë fëmijërisë dhe në 5% të rasteve, shkaku i temperaturës te fëmijët i atribuohet një infeksioni të fshikëzës.

Mund të shkaktojnë komplikime

Sipas pediatërve, “infeksionet urinare janë lehtësisht të shërueshme, por, nëse neglizhohen, ato mund të çojnë në komplikime që shfaqen kur fëmijët rriten, siç janë hipertensioni, gestoza dhe në rastet më serioze, pamjaftueshmëri renale të rëndësishme”, shpjegon Nico Sciolla, pediatër. Kjo është arsyeja pse diagnoza e hershme është thelbësore.

Lexo edhe: 7 shenja qe tregojne se keni nje infeksion urinar

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X