Mospërmbajtja e urinës, çfarë duhet të dimë?

0 0

 

Herën e parë që Lily mendoi se diçka nuk shkonte me të ishte në kohën e kolegjit. Kur ajo dhe shoqet e saj dilnin për të pirë  e kërcyer në fundjavë, Lily kuptoi se nuk ishte në gjendje të mbante urinën. Në atë kohë ia vinte fajin alkoolit dhe lëngjeve që kishte pirë, por pas disa vitesh kuptoi se edhe pa asnjë arsye të dukshme për të, ajo e kishte të pamundur të mbante urinën dhe kishte nevojë të menjëhershme të shkonte në tualet.

Situata filloi të ishte shumë e shpeshtë dhe nevoja për të urinuar të lindte krejt papritur e të bëhej e papërmbajtshme menjëhershme, jo në mënyrë graduale. Kjo gjë filloi t’i shkaktonte ankth. Kur Lily u përball me situata vërtet të sikletshme, vendosi të linte takim me një urolog për të folur për mundësitë e trajtimit dhe u trondit nga përgjigja e mjekut: Je shumë e re për ta pasur këtë problem.

Në fakt habia e saj ishte e justifikuar sepse ky nuk është një problem vetëm i të moshuarve. Një në katër gra mbi moshën 20 vjeç përjeton të paktën një çrregullim të legenit në një moment të jetës së saj, duke përfshirë inkontinencën urinare.

Sipas një sondazhi, gati dy të tretat e grave me simptoma të mosmbajtjes nuk i kanë diskutuar shqetësimet e tyre me një mjek. Mesatarisht, gratë presin 6,5 vjet pas përjetimit të simptomës së tyre të parë për t’u drejtuar te specialisti.

Pra, çfarë është inkontinenca urinare?

Thjesht, është një humbje e kontrollit të fshikëzës. Ka dy lloje kryesore: E para, stresi, është më i zakonshmi dhe ndodh kur vendosni presion mbi fshikëzën (për shembull, duke qeshur, duke kërcyer, madje duke ecur). Mospërmbajtja e stresit shkaktohet nga ngërçi në muskujt e legenit dhe është e zakonshme tek gratë pas lindjes dhe grave të moshave të vjetra.

Mospërmbajtja urgjente, nga ana tjetër, është rezultat i kontraktimit të fshikëzës kur nuk duhet të ndodhë.

Pastaj ka mospërmbajtje të përzier, e cila është një kombinim i të dyjave.

Legeni është një seri e tre shtresave të muskujve. Kur funksionojnë si duhet, ata punojnë në harmoni me grupet e tjera të muskujve, si bërthama, barkot e thella dhe diafragma. Urologu Guess  e quan vaginën një “strukturë të mbështetur” e përbërë nga tre mure: ai që mbështet fshikëzën, muri që mbështet mitrën dhe ai që mbështet rektumin. Muskujt e dëmtuar të legenit mund të çojnë në mosmbajtje, si dhe prolaps të organeve (një rezultat më ekstrem, kur një organ rrëshqet nga vendi i tij).

Trajtimi për mosmbajtjen e urinës ndryshon në varësi të pacientit, nga ndërhyrjet joinvazive te ilaçet orale, terapitë fizioterpaeutike e deri në kirurgji. Por ai fillon me njohjen e simptomave dhe një gatishmëri për t’i folur ato me mjekun, gjë që për shumë gra është një pengesë jo e parëndësishme.

“Askush nuk dëshiron të kalojë këtë për shkak të stigmave sociale”.

Mjekët Kathleen Connell dhe Guess në Spitalin e Universitetit të Kolorados, thanë që shpesh i këshillojnë pacientëve të ftojnë miq për darkë dhe pas disa gota verë, të shtjellojnë temën e mosmbajtjes. “Askush nuk dëshiron të kalojë këtë për shkak të stigmave sociale”, thotë Connell, “por sapo të filloni të flisni për këtë, njerëzit me të vërtetë hapen. Ata mendojnë se është një problem i një personi të moshuar. Por kaq shumë vajza të reja vuajnë prej tij”.

Ndërsa lindja dhe shtatzënia luajnë një rol në mospërmbajtjen e urinës së grave të reja, është gjithashtu e përhapur në mesin e njerëzve që nuk kanë pasur fëmijë.

Për nënat e reja, është normale që të kenë pak mospërmbajtje deri në tre javë pas lindjes. Pas kësaj, rekomandohet që të shkojnë te mjeku ose terapisti fizik për t’u siguruar që muskujt po funksionojnë si duhet.

Këto janë simptoma që ndikojnë në cilësinë e jetës, që rrisin rrezikun e depresionit dhe izolimit social, dhe ulin vetëvlerësimin.

Lexo edhe: Pse urina ime ka arome kokoshkash?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X