U bë baba një vit më parë, Eno Popi: Përshtatjen e kam patur jo pa trauma të vogla

0 0

Moderatori dhe gazetari i Top Channel Eno Popi ka dhënë një intervistë për Revista WHO, ku ndër të tjera ka treguar edhe disa peripeci që ka kaluar si prind për herë të parë.

Fiks një vit më parë në jetë erdhi Liv, e cila lindi në SHBA, ku bashkëshortja e Enos, Atena, kishte shkuar pak kohë para lindjes.

Në atë kohë gazetari nuk ishte pranë tyre dhe shkoi disa ditë më vonë, mirëpo këtë nuk e ka përjetuar edhe aq mirë.

Ishte një nga vendimet më të vështira për mua, që më ka peshuar pafund në ndërgjegje muajt pasardhës. Pengje të tilla, mbeten aty dhe nuk e kthejnë dot kohën pas”, ka rrëfyer Eno.

Më tej ai ka treguar se jeta i ka ndryshuar totalisht pasi fëmijët kërkojnë kujdes maksimal dhe ekziston gjithmonë frika nëse ke vepruar drejt apo jo.

“Për mua, që nga ai çast jeta është bërë më e komplikuar, por me plot dashuri. Nuk mohoj dot që edhe emocionalisht kam përjetuar ulje-ngritje të forta, deri ekzistenciale. A jam një baba që po bëj gjithçka mirë? Ka ditë që nga pagjumësia, bota duket sikur më kthehet kundër por gjithçka zhbëhet nga e qeshura, përqafimi, belbëzimet apo hapat e parë. Kisha dëgjuar vazhdimisht nga ata që e kanë përjetuar prindërimin më përpara, se fëmija të ul egoizmin në tokë, dhe në fakt kështu ndodh. Liv, si çdo fëmijë në familje, është në qendër të vëmendjes dhe përkushtimit. Deri përpara se të nisnim bashkëjetesën të tre, kam patur për shkak të punës orare krejt të ndryshme, nga mëngjesi deri në mbrëmje. Tani duket sikur gjithçka është përmbysur. Mëngjeset tona janë më të qeta, darkat më të kufizuara dhe nata na kthen në roje tek koka e vajzës.”

Gazetari ka rrëfyer se përshtatjen në fillim e ka pasur me trauma të vogla dhe mund të jetë prekur nga depresioni post-partum që përfshin edhe baballarët.

“Nuk e di a ka një depresion post edhe tek baballarët, por ndryshimi radikal i të përditshmes më ka ndikuar jo pak. Përpiqem të jem sistematik si natyrë dhe heqja dorë nga rutina, takimet dhe koha e shpenzuar me njerëz jashtë shtëpisë, fillimisht më shkaktonin nervozizëm, por paralelisht rritej dita-ditës dëshira për t’u kthyer në shtëpi e për të shpenzuar kohë më shumë në jetën e re”, ka rrëfyer ai.

Lexo edhe: Si te kuptoj nese jam i prekur nga depresioni post-partum

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X