Duhet të dish diçka, nuk je e vetmja! Edhe unë e kam kaluar, edhe mikja jote, edhe mjekja apo infermierja që të ndoqi gjatë lindjes! Secila nga ne është prekur prej tij edhe pse në mënyra ta ndryshme. Të siguroj se me ndihmën e duhur do të kalojë gjithçka!
Shenjat e depresionit post-partum
• Indiferenca. Nëna mund të tregojë shumë indiferencë ndaj fëmijës së saj, duke mos ndier asnjë emocion ndërsa e shikon. Nuk dëshiron ta marrë në krahë apo ta përkëdhelë.
• Trishtim. Nëna mund të ndiejë trishtim që i vjen papritur dhe shoqërohet me kriza të qarash pa një arsye specifike. Ajo mund të ndiejë shumë ankth.
• Ndihet e paaftë. Nëna ndien se nga momenti në moment mund të bëjë një gabim në lidhje me kujdesin ndaj fëmijës.
• Nervozizëm dhe shpërthime inati. Ajo mund të shpërthejë në një krizë inati dhe të ndiejë nervozizëm edhe pa një arsye të veçantë. Nëse nëna ka një karakter të tillë gjithmonë atëherë nuk mund të konsiderohet si një shenjë depresioni post-partum.
• Bezdi. Disa nëna i bezdis prania e fëmijës. Ajo jo vetëm nuk ndien asnjë lloj emocioni ndaj fëmijës që qan por ndien edhe bezdi.
• Mungesë oreksi. Ajo në më të shumtën e kohës nuk ka dëshirë për të ngrënë ushqim.
• Dëshirë e theksuar për gjumë. Nëna pas lindjes nuk fle mirë gjatë natës dhe në disa momente të ditës mund t’i vijë gjumë. Por nëse ajo preferon apo e kalon gjithë ditën në shtrat me pizhamat veshur është duke “fshehur” një shenjë të depresionit post-partum.
Lexoni edhe: Depresioni post partum, 12 te pavertetat qe nuk duhet ti kushtoni rendesi
A jo pelqen sajti i ri? (Komentet i lini tek seksioni Sugjero nje ide)
- Po (87%, 177 Votes)177
- Jo (13%, 26 Votes)26
Total Voters: 203

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu