Depresioni post-partum (vjen nga gjuha latine dhe nenkupton depresionin pas lindjes) eshte nje forme e vecante shqetesimi nervor qe zakonisht “godet” gruan lehone duke filluar nga dita e 3-te dhe qe zgjat disa dite. Jane te njohura edhe forma me te renda te cilat konsiderohen si depresion i mirefillte dhe qe mund te shoqerohen edhe me disa forma psikozash.
Rreth 70% e grave, pas lindjes shfaqin formen me te lehte te depresionit post-partum, e cila njihet me emrin “baby blues”. Baby blues karakterizohen ne pergjithesi nga melankolia e gruas, te qara te papritura dhe pa ndonje motiv specific, irritim ndaj situatave me te thjeshta, ankth etj. Keto simptoma kane tendencen te zhduken pas disa ditesh.
Simptomat me te renda dhe qe ne disa raste zgjatin edhe 1 vit pas lindjes, jane ato te depresionit post-partum. Keto simptoma perfshijne:
– Plogeshti
– Lodhje
– Trishtim
– Mungese oreksi
– Pagjumesi ose gjume i tepruar
– Konfuzion
– Te qara me ngasherim
– Mosinteres ndaj femijes
– Frike se mund ti beje keq vetes dhe femijes
– Ndryshime te papritura humori
Shkaqet e depresionit post-partum
Pavaresisht se kjo forme depresioni eshte mjaft e njohur per shkencen, ajo nuk eshte ende ne gjendje te jape arsye te sakta rreth shkaqeve per te cilat fillon depresioni post-partum. Disa supozime jane hedhur lidhur me ndryshimet hormonale qe peson femra pas lindjes, kryesisht me renien e nivelit te hormoneve te estrogjenit dhe progresteronit. Disa supozime te tjera, shkencetaret i kane lidhur me shfaqjen e shqetesimeve gjate fazes paramenstruale.
Disa faktore qe mendohet se shkaktojne depresionin post-partum jane: ndryshimi i rolit te gruas ne aspektin social, frika per pergjegjesite e ardhshme, ndryshimi qe peson ne aspektin fizik etj. Zakonisht simptomat e depresionit zgjatin pak dite, por ne rastet kur zgjatin me shume nevojitet ndihma e nje mjeku specialist, vecanerisht nese rasti specifik paraqitet ne patologjine me te rende, e cila eshte “psikoza post-partum”.
Tipologjite e te ashtuquajturit depresioni post-partum:
– Baby blues
– Depresioni post-partum
– Psikoza post-partum
Baby blues
Zakonist kjo forme e depresionit post-partum shoqerohet nga te qara te papritura te gruas, gjedje ankthi dhe trishtimi, ndjenje sikleti te cilat zakonisht zhduken ne harkun kohor te disa diteve dhe nuk kerkohet ndonje terapi mjekesore e vecante, pervec kujdesit dhe perkujdesjes se familjareve te nenes se re.
Depresioni post-partum
Simptomat e depresionit post-partum jane potuajse te njejtat me ato te baby blues, por ne kete rast shfaqen ne forma dhe intesitet te ndryshem. Mundesia qe nje grua lehone te perjetoje kete forme te depresionit rritet nese ajo ka kaluar me pare nje crregullim mendor te cfaredolloj forme. Kohezgjatja e simptomave varion nga disa jave ne 1 vit. Ne varesi te rrezikut se perseritjes se mevonshme, nena e re duhet te marre mjekimin e duhur kunder depresionit (detyrimisht duhet te nderprese gjidhenien) si dhe te vazhdoje me senaca psikoterapie edhe pas zhdukjes se simptomave.
Psikoza post-partum
Paraqitet si forma me e rende e depresionit dhe kerkon marrjen e masave mjekesore ne kohen e duhur. Simptomat jane kryesisht: gjendje konfuzioni, shqetesim social, pagjumesi, paranoja, halucinacione, tendence per vetvrasje ose tendenca per te vrare femijen. Ne disa raste te psikozes post-partum nevojitet shtrimi ne spital i nenes se re, e cila duhet ti nenshtrohet trajtimit me kura te posacme.
Si te parandalojme depresionin post-partum?
Duke qene se depresioni post-partum shkaktohet nga shkaqe krejt natyrale (lindja e nje femije), te lidhura me fiziologjine e gruas, eshte e mundur te parandalohen ose te zbuten disi forma ne te cilen manifestohet. Kjo mund te behet duke vepruar kryesisht ne nivelin psikologjik te nenes dhe personave qe i qendrojne prane.
Nena e re duhet te mundohet te shmange vizitat e njerezve ditet e para pasi eshte kthyer ne shtepi, te flere ne te njejten kohe qe fle edhe femija, duhet te ndjeke nje diete te rregullt duke perjashtuar ne menyre kategorike kafene dhe alkoolin, te kerkoje ndihme tek dikush nese e ndjen qe ka nevoje, te qendroje ne kontakt me familjaret dhe miqte, te perforcoje marredhenien me bashkeshortin dhe mbi te gjitha te mundohet te mbaje nje qendrim realist ne lidhje me vetveten, ne lidhje me femijen si dhe te mundohet te jete e ndergjegjshme qe tani jeta e saj mund te kete ulje-ngritjet e saj. Nena e re duhet te mbaje mend se edhe momentet e veshtira e kane nje fund. Ajo cka mund te beje bashkeshorti dhe familjaret eshte ndihma qe mund ti japin ne punet e shtepise, t’ja lehtesojne ne pergjithesi impenjimet nenes se re, ti ofrojne mbeshtetje dhe ta degjojne ne momentet qe ajo ka nevoje dhe kto vetem nese ata nuk ndeshin rezistence nga ana e nenes.
Si te kurojme depresionin post-partum?
Nese simptomat nuk jane thjeshte ato te baby blues, nevojitet ndihme e posacme mjekesore, bazuar ne shkallen e gjendjes se gruas lehone. Kurat qe pershkruan mjeku per keto raste zakonisht permbajne antidepresive (merren vetem me reomandimin e mjekut dhe gjate marrjes se mjekimit nuk duhet absolutisht te vazhdohet gjidhenia) alternuar me psikoterapi dhe terapi ne grup me persona qe vuajne nga te njejtat simptoma.
Kur ti drejtoheni mjekut specialist?
Nese simptomat jane te nje niveli alarmant si dhe nese zgjasin per me shume se 2 jave, nese nena e re ka ndjesine se mund ti beje keq vetes ose femijes, apo nese shfaq ndjenje ankthi, frike apo paniku te cilat manifestohen me intensitet te larte ne harkun kohor te nje dite, nevojitet ndihma mjekesore specifike.
Lexoni edhe: Depresioni post partum, 12 te pavertetat qe nuk duhet ti kushtoni rendesi
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu