3 fytyrat e depresionit post-partum

0 0

Depresioni post-partum është një shqetësim që mund të prekë çdo grua pas lindjes, por secila mund ta përjetojë në mënyrë ndryshe dhe me simptoma më të lehta ose më të rënda. Ndoshta çdo nënë e re do të gjejë sadopak veten në 3 historitë e nënave, të cilat kanë përjetuar episode të depresionit post-partum me simptoma të ndryshme nga njëra-tjëtra.

Hazel

Hazel pati një lindje shumë të lehtë por gjithçka u vështirësua më vonë. Ajo pati probleme me gjidhënien dhe gjumin e fëmijës, gjë e cila shkaktoi shfaqjen e njërës prej formave të depresionit post-partum. Ajo kishte dëshirë të largohej në një hotel dhe të qëndronte vetëm edhe pse kishte një dashuri shumë të madhe për fëmijën e saj. Ajo bisedoi me një miken e saj e cila e drejtoi atë tek mjeku. Pasi morri “diagnozën” e depresionit post-partum gjithçka u përballua dhe kalua më me lehtësi. Mos keni turp të kërkoni ndihmë!

Ginny

Ginny qesh kur kujton se si qante për gjithçka që ndodhte pasi solli në jetë vajzën e saj. Atë e bëntë të qante çdo lloj emocioni, qoftë ai pozitiv ose negativ. Ajo kërkoi ndihmë tek nëna e saj e cila mendoi se Ginny po përjetonte episode së të ashtuquajturave “baby blues”. Gjithcka kaloi pas rreth 9-të javëve, dhe gjatë kësaj kohe nëna e saj i qëndroi shumë afër duke i dhënë mbështetjen e duhur.

Dani

Dani ishte tepër e lumtur që ishte bërë nënë në momentin që shkoi në shtëpi me fëmijën e saj. Ajo filloi të mos e nxirrte fëmijën e saj jashtë shtëpisë për shkak të mikrobeve, dhe gjithçka u thellua edhe më tej. Ajo nuk lejonte askënd t’i afrohej fëmijës së saj. Asaj ju desh shumë kohë të kthehej në “normalitet”, të hiqte dorë nga sterilizimet e biberonave në çdo moment, nga pastrimi rrënjësor i shtëpisë edhe atëherë kur nuk ishte i nevojshme etj.

Çdo nënë mund të përjetojë episode të depresionit post-partum, e rëndësishme është që ajo të pranojë problemin e saj dhe të kërkojë ndihmë. Zakonisht në raste të tilla mbështetja dhe prezenca e partnerit apo e nënës së gruas është shumë e rëndësishme.

Lexoni dhe: Depresioni post-partum, 12 te pavertetat qe nuk duhet t’i kushtoni rendesi






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X