Duke punuar dy ose më shumë turne nate gjatë një jave rrezikoni të abortoni, thotë një studim i fundit.
Studimi danez i botuar në gazetën “Occupational & Environmental Medicine” ka marrë të dhënat e punës me turne të 22,744 grave shtatzëna dhe shanset që secila nga ato kishin për të shkuar në spital për abort.
Pas javës së tetë të shtatzënisë, gratë që kishin punuar dy ose më shumë turne natë gjatë një jave kishin një rrezik 32 për qind më të lartë të abortit.
Studimi nuk ka arritur të përcaktojë shkakun.
Megjithatë sipas një teorie drita gjatë natës sjell pengesa në funksionimin e organeve të trupit dhe në lirimin e melatoninës, një hormon i rëndësishëm ky për mbajtjen e shtatzënisë.
Mungesa e çlirimit të këtij hormoni mund të çojë në një abort spontan.
Lexo edhe: Si te evitojme nje abort spontan?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu