Sipas “National college of franchaise gynecologist” një anomali gjenetike mund të bëhet në shumë raste shkaku i një aborti spontan, në këtë rast fetusi nuk mbijeton dhe nxirret nga trupi i nënës në mënyrë spontane dhe ndonjëherë gruaja nuk e kupton fare. Këto anomali gjenetike zakonisht shkaktohen nga kromozomet e babait, sidomos nëse është mbi 50 vjeç.
Aborti spontan i lidhur me shëndetin e nënës
Disa sëmundje të nënës çojnë në abort spontan si për shembull diabeti i pakontrolluar, çrregullimet hormonale, problemet me tiroiden, disa sëmundje në koagulimin e gjakut, probleme në qafën e mitrës etj.
Gjithashtu shkak mund të bëhen edhe medikamente të ndryshme, disa infeksione (toksoplazmoza, salmoneloza etj), shtatzania në moshë të madhe kryesisht mbi 40 vjec, kryerja e amniocentezës (edhe pse rreziku është disi i ulët).
Si të evitojmë faktorët e rrezikut?
Nuk është e mundur të përjashtohen të gjithë faktorët e rrezikut, por disa prej tyre po! Fillimisht evitoni pirjen dhe ekspozimin ndaj duhanit, pijeve alkoolike, drogës dhe medikamenteve që mund të merrni në farmaci pa rekomandimin e mjekut.
Për të shmangur infeksionet duhet të bëni kujdes me ushqimin (kryesisht atë krudo, produktet jo të pasterizuara të bulmetit, frutat e detit krudo). Nëse keni kaluar një abort duhet të prisni të kalojnë 6 muaj para se të tentoni sërish për një shtatzani.
[poll id=”11″]









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu