Pink nuk është e vetmja anëtare në familjen e saj që është shumë e talentuar në akrobaci. Vajza e saj me shumë gjasë do të ndjekë rrugën e së ëmës, siç shihet në një video të postuar pak ditë më parë nga bashkëshorti i Pink.
“Willz duke marrë punën e mamasë, Pink” ka shkruar ai në videon e shpërndarë në profilin e tij të Instagramit.
Postimi është pëlqyer shumë e është bërë viral dhe ndjekësit e rrjeteve sociale e kanë vlerësuar shumë vogëlushen.
Komentet theksojnë se vajza bën mirë që është e patrembur dhe ndjek ëndrrat e saj.
Megjithatë, Pink tha se nuk do të postojë më fragmente të fëmijëve të saj në rrjetet sociale për të shmangur kritikat nga keqdashësit.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu