Këto ditë që në vendin tonë kanë mbizotëruar rreshjet e shiut, këngëtarja Miriam Cani ka gjetur zgjidhjen perfekte. Ajo ka shkuar me pushime diku jashtë, aty ku dielli dhe deti japin mundësinë për të shijuar bukuritë përrallore të natyrës.
Këngëtaren e shoqëron e bija e saj Ameli dhe përmes një fotoje shumë të bukur, Miriami bën një dedikim fjalëpak, por shumë domethënës për të.
“Parajsa ime në tokë”, shkruan Miriami në foton e së bijës.
Dhe në të vërtetë ato pamje përrallore dhe bukuria ëngjëllore e voglëushes, të japin idenë e parajsës.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu