Modelja dhe aktorja Crissy Teigen shpesh herë ka ngritur zërin për tema që lidhen me nënat, gjidhënie, fëmijët e gjithçka rreth tyre.
Së fundmi, ajo guxuar të postojë një foto nudo nga koha e shtatzanisë, ku duket me barkun e rrumbullakosur.
“Gjëja më e mirë që kam bërë në jetë janë fëmijët e mi. Faleminderit që më bëtë nënë dhe ndryshuat jetën time përgjithmonë”, ka shkruar ajo në foton që është pritur shumë mirë nga fansat.
Crissy Teigen është e martuar me këngëtarin John Legend, me të cilin ka dy fëmijë.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu