Gratë që depilojnë qimet në zonën pubike ose veshin pantallona të ngushta rrezikojnë të marrin këto infeksione

0 0

Sipas shkencëtarëve, gratë që depilojnë pjesën e tyre pubike kanë gjasa të vuajnë nga dhimbjet afatgjata përreth organeve të tyre gjenitale.

Mbajtja e pantallonave të ngushta mund të rrisë gjithashtu rrezikun për dhimbje në zonën intime tek gratë, që zakonisht është një dhimbje afatgjatë dhe e pashpjegueshme në pjesën e jashtme të organit gjenital.

Ekspertët thonë se depilimi në këtë pjesë, që po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm, e lë lëkurën më të ekspozuar ndaj fërkimit që mund të çojë në ënjtje të zonës dhe më pas në komplikime.

Edhe veshja e rrobave të ngushta mund t’i bëjë gratë më të prirura për të zhvilluar infeksione si myk apo vaginoza bakteriale, të cilat shkaktojnë edhe dhimbje.

Shkencëtarët në Universitetin e Bostonit kanë anketuar 434 gra nga mosha 18 deri në 40 vjeç.

Rreth gjysma e tyre vuanin nga dhimbja në vaginë dhe të gjitha u pyetën për veshjet e tyre dhe zakonet që ndiqnin me depilimin.

Gratë që i hiqnin të gjitha qimet në zonën pubike rregullisht, kishin 74 për qind më shumë gjasa që të vuanin nga dhimbja vaginale, sesa gratë e tjera që nuk ishin aq “të rregullta” me depilimin.

Gjithashtu ato që vishnin xhinse të ngushta apo pantallona për katër ose më shumë ditë në javë dyfishonin rrezikun e kësaj situate.

Depilimi i zonës pubike, sidomos tek adoleshentet bën që mikroabrasionet në këtë zonë të ndjeshme t’i predispozojnë gratë e reja për komplikime imun-inflamatore .

Mikroabrasionet janë të çara të vogla në lëkurë që shkaktohen nga heqja e qimeve ose nga fërkimet me diçka tjetër, si për shembull me pantallonat e ngushta.

Dhimbja që shkaktohet nga infeksioni më pas ju jep ndjesi djegieje që mund të përkeqësohet kur e prekni ose kur uleni.

Shkaqet nuk janë të njohura mirë, por besohet të jetë dhimbja e nervit që mund të shkaktohet nga dëmtimi pas heqjes së qimeve.

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X