Dita e fëmijëve jetimë, Fiori Dardha pëcjell mesazhin prekës/ FOTO

0 0

20 Maji është dita botërore e fëmijëve jetimë dhe pikërisht në këtë ditë, moderatorja Fiori Dardha u ka kushtuar atyre një dedikim përmes një fotoje të postuar në rrjetet e saj sociale. Bëhet fjalë për një foto të pesë viteve më parë, kur Fiori ka vizituar ambientet e shtëpisë së fëmijës në kryeqytet dhe rrëfen përjetimin e saj pranë ëngjëjve të vegjël.

“Kjo foto është shkrepur 5 vite më parë në Shtëpinë e Foshnjës në Tiranë.

Kam kuptuar se vogëlushëve nuk u mungon dashuria dhe përkushtimi i zonjave që kujdesen çdo ditë për ta, por me gjithë punën e palodhur, ato zonja e kanë të pamundur t’i mbajnë në krahë, t’i përqafojnë, t’u këndojnë këngë dhe të luajnë me ta non stop.

Me ka rastisur të jem aty në orarin kur foshnjat ushqehen dhe është vërtet prekëse kur sheh portretet e vogëlushëve që qajnë me gojët e hapura si dallëndyshe të vogla dhe dy zonja që bëjnë të pamundurën për t’i ushqyer në kohe.

Pikërisht në atë moment, secili nga ne mund të jetë aty.
Për të ndihmuar ato zonja të palodhura, për të dhuruar dashuri, për të mbajtur në krahë një ëngjëll të vogël dhe për të mbushur shpirtin plot me aromë bebash.
Unë mendoj se bamirësi nuk do të thotë të dhurosh vetëm të mira materiale.
Ata fëmijë kënaqen pafund edhe me një përqafim!
Kur të mundemi, nuk duhet t’i kursejmë puthjet dhe përqafimet për ta!
Koha jonë është dhurata më e bukur për ata ëngjëj të vegjël!

Sot është Dita Kombëtare e Jetimeve!
Të bëhemi më të ndjeshëm!
Të japim pak më shumë dashuri!
Është falas! ♥️ #dhurodashuri#20may #ditakombetareejetimeve#fioridardha“,- ka shkruar Fiori krahas fotos.

View this post on Instagram

Kjo foto eshte shkrepur 5 vite me pare ne Shtepine e Foshnjes ne Tirane. Kam kuptuar se vogelusheve nuk u mungon dashuria dhe perkushtimi i zonjave qe kujdesen cdo dite per ta, por me gjithe punen e palodhur, ato zonja e kane te pamundur t'i mbajne ne krahe, t'i perqafojne, t'u kendojne kenge dhe te luajne me ta non stop. Me ka rastisur te jem aty ne orarin kur foshnjat ushqehen dhe eshte vertet prekese kur sheh portretet e vogelusheve qe qajne me gojet e hapura si dallendyshe te vogla dhe dy zonja qe bejne te pamunduren per t'i ushqyer ne kohe. Pikerisht ne ate moment, secili nga ne mund te jete aty. Per te ndihmuar ato zonja te palodhura, per te dhuruar dashuri, per te mbajtur ne krahe nje engjell te vogel dhe per te mbushur shpirtin plot me arome bebash. Une mendoj se bamiresi nuk do te thote te dhurosh vetem te mira materiale. Ata femije kenaqen pafund edhe me nje perqafim! Kur te mundemi, nuk duhet t'i kursejme puthjet dhe perqafimet per ta! Koha jone eshte dhurata me e bukur per ata engjej te vegjel! – – Sot eshte Dita Kombetareve e Jetimeve! Te behemi me te ndjeshem! Te japim pak me shume dashuri! Eshte falas! 😊♥️ #dhurodashuri #20may #ditakombetareejetimeve #fioridardha

A post shared by FIORI DARDHA (@fioridardha) on

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X