Ish-misi shqiptar Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj aktori turk Tolgahan janë bërë këtë të diel prindër për herë të parë të një djali. Ditëlindja e djalit të tyre përkon me ditën e parë të Ramazanit dhe nga mediat turke mësohet se vogëlushi është quajtur Efehan.
Djali ka lindur në orën 05:21, peshon 3 kilogramë e 285 gramë dhe është 50 cm i gjatë.
Pak pas lindjes, kanë dalë edhe fotot e para të Almedës dhe Tolgës sëbashku me voglëushin e porsalindur.
Aktori i njohur turk është prononcuar për mediat vendase duke thënë se është shumë i lumtur dhe se ende nuk e ka marrë veten nga emocionet.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu