A mund ta kuptoni se cila nga këto gra është e sëmurë vetëm duke i parë? Ja se ç’thonë shkencëtarët

0 0

Mund të jetë e mundur të vëreni nëse i afërmi, shoku ose kolegu juaj është i sëmurë vetëm duke i parë ata, thotë një studim i fundit. Shkencëtarët ju injektuan disa vullnetarëve E.coli dhe medikamente të padëmshme para se të pyesnin të tjerët se sa të sëmurë dukeshin këta vullnetarë dy orë më vonë.

Pacientët e infektuar u gjykuan se dukeshin ‘shumë më keq’, nga njerëzit që vërenin qepallat dhe gojët e vullnetarëve. Këta vullnetarë gjithashtu treguan më shumë shprehje negative të fytyrës, të cilat mund të shkaktohen nga inflamacioni pasi sistemi imunitar lufton kundër infeksionit.

Studiuesit besojnë se njerëzit mund të kenë evoluar aftësinë për të kuptuar nëse dikush është ose jo i sëmurë. Hulumtimi u krye nga Instituti Karolinska, Stokholm, dhe u drejtua nga Gjeorgjia Sarolidou, një studente PhD në departamentin e neuroshkencës.

Shmangia e njerëzve të sëmurë është ‘e domosdoshme’ për të frenuar përhapjen e sëmundjeve infektive, thanë hulumtuesit për revistën Brain, Behavior and Immunity.

Bazuar në faktin se ‘sëmundja depresionon gjendjen shpirtërore’ dhe shprehjet e fytyrës zbulojnë një ‘gjendje të brendshme’, kërkuesit pyeten njerëzit nëse mund të tregonin se kush nga vullnetarët vuante nga një infeksion, vetëm duke i parë ata.

Dy orë pas injeksionit që përmendëm më sipër vullnetarëve u ishte kërkuar që të qëndronin të relaksuar gjatë kohës kur po u bëhej foto. Sipas njerëzve që i vëzhguan, vullnetarët e sëmurë dalloheshin pasi kishin lëkurë të zbehtë dhe buzë më të zbehta dhe qepallat pak më të mbyllura.

Pjesëmarrësit e infektuar, u tha gjithashtu se shprehin më shumë emocione negative, si trishtimi dhe neveria, sesa emocione pozitive. Emocionet negative gjithashtu mund të sjellin sjellje të ‘kursimit të energjisë’, të tilla si lodhja, për t’i mundësuar një individi të shërohet.

Studimet sugjerojnë se sistemi imunitar mund të aktivizohet duke parë diçka të neveritshme, si p.sh. një tualet të ndotur, sepse përgatitet për një infeksion potencial.

Dhe njerëzit gjithashtu mund të kenë evoluar sjelljet negative emocionale kur sëmuren për t’i paralajmëruar të tjerët se sëmundjet janë ngjitëse. Një gjetje e papritur ishte se vullnetarët e sëmurë dukeshin më pak të habitur.

Studiuesit besojnë se kjo mund të lidhet me humbjen e interesit të tyre në atë që po ndodh rreth tyre. Ata shtojnë se studime të mëtejshme kërkohen për të hetuar se si shenjat e sëmundjes i bëjnë njerëzit të shmangin të tjerët.

Lexo edhe: Keni stres gjate shtatzenise? Ja cilat jane pasojat

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X