Pak muaj më parë, u bë publik lajmi se këngëtarja e dashur e baladave Shkurte Gashi ishte në pritje të fëmijës së saj. Lajmi u mësua në tetor, në javët e fundit të shtatzanisë së saj, pasi vetë artistja preferoi që pritjen e ëmbël ta kalonte jashtë vëmendjes mediatike.
Ndërkohë është mësuar se pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi dhe këngëtarja është bërë nënë. Burime për televizionin kosovar “Rtv21” kanë bërë të ditur se Shkurtja është bekuar me një djalë.
Vetë këngëtarja nuk ka reaguar asnjëherë në lidhje me lajmin e shtatzanisë dhe as tani për lindjen e saj.
Shkurtja është fokusuar tërësisht në këtë rrugëtim të ri në jetën e saj, duke bërë pak pushim nga karriera muzikore.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu