Fotoja e parë e familjes mbretërore me djalin e porsalindur

0 0

 

Kjo është fotografia që gjithë bota ka qenë duke e pritur, një panoramë e familjes mbretërore britanike që sapo është shtuar me anëtarin më të ri, djalin e Harryt dhe Meghan Markle, bebi Sussex.

Nëna e re Meghan shfaqi anën emocionale ndërsa përshkroi se ajo tani ka “dy djemtë më të mirë në botë” pas lindjes së djalit.

“Është magji, është shumë e mahnitshme. Kam dy djemtë më të mirë në botë, kështu që unë jam shumë e lumtur”, tha ajo.

Meghan shtoi: “Ai ka temperamentin më të ëmbël, ai është vërtet i qetë”.

Ndërsa kur u pyetën kush nga të dy e mbante bebin, Harry qeshi e tha tha:”Nuk e di kush nga ne e mban”. Dukesha, veshur me një fustan të bardhë, vazhdimisht fërkonte kokën e të porsalindurit, ndërsa burri i saj mbante djalin në krahë.

Kur u pyetën se kujit i ngjan fëmija, Princi Harry tha se ata do të duhej ta “vëzhgonin gjatë muajit të ardhshëm” sepse “pamja e tij po ndryshon çdo ditë”.

I pyetur se si ndihet si prind, Harry shtoi: “Është e mrekullueshme, prindërit janë të mahnitshëm, vetëm dy ditë e gjysmë, tri ditë, por jemi aq të lumtur që kemi një”pako” të vogël gëzimi”.

 

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X