Bebi 9 muajsh

0 0

Ne muajin e 9 femija do te kete zbuluar kenaqesine e te qenit ne levizje (megjitate ka edhe disa qe preferojne me shume te rrine ulur). Nese ju gjate kesaj kohe do te provoni t’ja jepni ne krahe bebin tuaj dikujt qe nuk e ka bere me pare, mos t’ju duket e cuditshme kur te degjoni te uleritura dhe te qara te medha neper shtepi.

Zhvillimi fizik i femijes 9 muajsh

Tani femija juaj mund te qendroje derine 10 minuta ulur pa mbeshtetese. Gjithashtu ai mund te zgjatet perpara per te marre dicka dhe te mos bjere me fytyre ne dysheme. Ai do te jete ne gjendje te vendose peshen e trupit tek kembet dhe te qendroje duke u mbajtur neper mobilje. Disa bebe jane te afte “te lundrojne”neper shtepi duke u mbajtur mbi dicka. Tani ju mund ti mesoni te duartrokase si dhe te pershendese me dore per t’ju thene “mirupafshim” te afermve apo miqve. Femija juaj tani do te jete i afte te ndertoje blloqet e para me nga dy tre kuba.

Aftesia e femijes per te kaluar objekte nga njera dore ne tjetren, do ti mesoje te perdore pellemben e dores dhe gishtat per te shternguar dicka, qe eshte nje veprim ndryshe nga nje grusht i thjeshte. Persosja e funksionit te dores dhe gishtave do te beje qe bebi te jete ne gjendje te kape disa therrime buke dhe ti coje ato drejt gojes.
Shumica e foshnjave nuk zvarriten, por thjesht levizin sa andej kendej derisa te jane ne gjendje te ecin.

Zhvillimi njohes

Nese deshironi ne muajin e 9 ju mund ti beni femijes testin e “3 tullave”. Merrni 3 tulla(normalisht lodra) dhe uleni femijen duke i dhene ne secilen dore nga nje tulle. Nese ju i vendosni para tullen e 3, ai mund t’ju shikoje i hutuar. Ky eshte momenti ti matni inteligjencen. Ju duhet te shikoni me rradhe njehere doren e majte, njehere doren e djathte dhe pastaj tullen e trete. Eshte momenti i reagimit. Mund te ndodhe qe femija te leshoje nje tulle per te marre te treten, ose ta vendose nje tulle ne gjoks duke e fiksuar me krah etj. Cfaredo veprimi te beje per te marre tullen e 3 konsiderohet i zgjuar, pasi femjia ne kete periudhe eshte duke bere ate qe quhet “zhvilimi adaptiv”.
Femija juaj kupton fjalen “jo” dhe kete do ta kuptoni nese provoni ti ndaloni te beje dicka. Do te vereni sesi ai do te shkoje drejt veprimit te ndaluar duke pare me cep te syrit nga ju per te pare reagimin tuaj. Megjithate eshte e veshtire ti vendosni rregulla ne kete moshe.

Sjellja

Ai do ta urreje ndarjen nga ju ne momentin qe dilni nga dhoma dhe kjo madje mund te shoqerohet me te qara. Ky fenomen eshte me i rralle tek femijet te cilet qe ne muajt e pare te jetes, krahas kujdesit te nenes kane pasur edhe kujdestare, pasi ata jane mesuar me prezencen e dikujt tjeter.
Dashurine qe ka ndaj jush ai do ta tregoje me xheste te vecanta dhe nje nga keto eshte duke ju prekur gojen me duar. Nese mendoni te shkoni te qeta ne mbremjen qe keni planifikuar, mire eshte te mos beheni gati ne sy te tij. Femija ju kupton kur dukeni ndryshe ose kur jeni ne ankth.

Te folurit

Nese keni kafshe ne shtepi tani femija juaj do te jete ne gjendje te dalloje zhurmen e saj, pasi e ka degjuar ne vazhdimesi. Femija kupton me shume sa mendoni ju dhe me shume se sa mund te flase. Per te biberoni do te thote ushqim, ”mirupafshim” do te thote se ju po largoheni dhe ka shume mundesi qe t’ju shterngoje fort qe te mos e lini. Tani femija juaj do te preferoje qe ju ti recitoni vjersha me nje ze melodioz.

Shikimi dhe degjimi

Shikimi i bebit tani po i afrohet shikimit te nje te rrituri. Ai eshte ne gjendje te fokusoje edhe objektet e vogla.
Ai mund te gjeje nga po vjen tingulli. Pas muajit te 7 nese provoni ti bini ziles mbi koken e tij, ai do te ngreje koken per te pare nga vjen tingulli.

Argetimi

Bebi juaj tani do te preferoje ti tregoni figurat e librave sidomos ato te kelyshave te maceve dhe qenve. Ju mund te pyesni apo te merrni informacion online se cfare librash jane te pershtatshem per te blere per femijen tuaj per kete periudhe. Persa i perket lodrave ne keto momente i preferuari mund te behet nje arush pellushi i cili mund te vazhdoje te jete edhe ne vitet ne vazhdim.

Dy fjale ne lidhje me kalendarin tone te zhvillimit

Ju lutem mos harroni: jo te gjitha bebet dhe femijet zhvillohen ne te njejten kohe dhe ne te njejten menyre, prandaj kalendari yne i zhvillimit jo gjithmone mund te perputhet me femijen tuaj. Momentet e zhvillimit ndryshojne gjeresisht. Nuk eshte e pazakonte qe nje femije te kete nje zhvillim te ngadalte, per shkak se ata kane lindur para kohe ose mund te behet fjale per binjake(trinjake etj). Por, nje pakice e foshnjave mund te kene vonese ne zhvillim dhe mund te kene nevoje per ndihme te specializuar. Nese mendoni se dicka nuk shkon tek femija juaj, drejtojuni mjekut specialist.

Lexoni edhe: Menu javore per bebe 9+ muajsh






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Cfarë është “Ora e Artë”...

  Kultura jonë në përgjithësi e heq foshnjën nga nëna sapo të lindë. Shtrëngimi dhe prerja e kordonit, kryerja e kontrolleve të ndryshme të të porsalindurve dhe 'pastrimi i tyre'...

Videolojrat, përrallat e kohëve moderne...

Sipas Jordan Shapiro, një nga ekspertët kryesorë në kulturën dixhitale, nëse përdoren në mënyrën e duhur, videolojërat dhe smartfonët mund të bëhen një mjet i rëndësishëm dhe ndihmë për rritjen...

Bebi 4 muajsh

Fëmija 4 muajsh po rritet gjithnjë e më shumë dhe bëhet më vigjilent gjatë ditës. Bebet në këtë fazë duan të shprehin vetveten përmes buzëqeshjeve, të qeshurave dhe belbëzimeve. Rritja...

Bebi 24 Muajsh

Bebi 24 muajsh Shume nga ju e konsiderojne moshen 2 vjecare si dicka te tmerrshme, por kjo nuk eshte e drejte. Kjo moshe nuk ka ndonje ndryshim nga moshat e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X