Bebi 6 jave

0 1

Rritja e bebes do nje kohe te caktuar te ndodhe. Gjate kesaj kohe per disa nga ju mund te kete momente qe mund te ndiheni te shqetesuar, pasi disa sjellje te femijes tuaj mund te mos jene te njejta me ate te femijeve te tjere. Ju do te deshironi shume te shikoni buzeqeshjen e pare, te degjoni fjalen e pare, te shikoni hapin e pare. Nuk duhet te nguteni pasi gjithcka do te ndodhe ne kohen e vet. Femija juaj mund te beje gjera me shpejt ose me vone se moshataret e tij. C’do sjellje eshte indiviuale dhe ndodh ne baze te zhvillimit gjenetik. Deri ne moshen 5 vjecare femijet jane ne ndryshim te shpejte dhe te vazhdueshem.

Sjellja e femijes ne javen e 6

Bebi juaj ka filluar te qeshe. Tani mundet ta beje pasi ka filluar te njohe zerin tuaj, eshte ne gjendje te fokusoje fytyren tuaj si dhe t’ju njohe midis familjareve te tjere. Shikoni fytyren e femijes tuaj ndersa eshte duke ju buzeqeshur. Edhe pse mjaft i vogel, e di qe duke qeshur do t’ju sjelle me afer vetes. Pas disa javesh bebi juaj do te filloje te ktheje koken per te ndjekur zerin tuaj dhe te qeshe duke perplasur kembet sa here qe ju sheh. Tani i pelqen te jete nen shoqerine e njerezve dhe do te jete ne gjendje te qendroje me shume kohe zgjuar pa qare, por edhe nese do te jete duke qare nese provoni ti flisni do te qetesohet. Tek femijet premature e qeshura fillon me me vonese.

Te folurit te femijes

Femija juaj ne kete periudhe nuk do te jete ne gjendje te flase, por do te nxjerre pasthirrma here pas here. Sa here ti flisni ose ta shikoni do te hape gojen dhe do te nxjerre fllucka. Jane pikerisht zhurmat e vogla si gurgullitjet qe do te tregojne sa i kenaqur eshte bebi juaj ne ate moment.

Shikimi dhe degjimi i femijes ne javen e 6

Shikimi i bebeve vepron si skaner. Ne fillim shikon qoshet e objekteve, pastaj lart-poshte duke kaluar neper te gjithe objektin. Bebet jane ne gjendje te shikojne edhe nepermjet cepave te syrit. Bebi juaj do te filloje te tregoje interes duke ndjekur me sy objektet qe i duken me interesante, me deshiren per ti kapur ato. Bebet jane vecanerisht te pergjegjshem per tingujt zanore dhe te folurit e njeriut, duke bere qe disa eksperte te gjuhes te mendojne se foshnjat jane te para-programuar per te mesuar te flasin.

Zhvillimi fizik i femijes

Nese provoni te terhiqni butesisht beben tuaj deri ne nje pozicion ulur, ai do te jete ne gjendje te mbaje koken lart per disa caste. Gjithashtu nese e vendosni me bark do te shikoni se do te beje perpjekje per te mbajtur koken lart siperfaqes.
Duart e nje bebeje jane me te shumten e kohes te mbyllura, por ka dhe momente qe hapen. Nese ne nje nga keto momente do te provoni ti vendosni gishtin tuaj brenda dores, do te shikoni nje perpjekje per ta kapur me nje veprim refleksi

Argetimi

Pavaresisht se eshte ende shume i vogel, bebi ka nevoje te argetohet. Ajo cfare ju pelqen bebeve eshte kontakti me lekuren tuaj duke i folur lehte sa tek njeri vesh te tjetri dhe gudulisjet. Nje menyre tjeter argetimi jane objektet me ngjyra te ndezura ose nje celular me muzike, te cilat bebit i duken mjaft terheqese.
Mundohuni ti flisni sa me shume femijes tuaj, pasi ne kete faze te zhvilimit, per te, nuk ka asgje me interesante se kjo.
Vendosni tek djepi apo tek karrikia lekundese lodra me forma, materiale dhe ngjyra te ndryshme, duke ja nderuar vazhdimisht kur shikoni se tashme eshte mesuar me to. Kontrolloni sa te sigurta jane keto lodra per femijen tuaj. Ndersa e lani inkurajoheni te levize sa me shume kembet, pavaresisht se shpesh do ta gjeni veten te lagur nga koka ne kembet .

Dy fjale ne lidhje me kalendarin tone te zhvillimit

Ju lutemi mos harroni: jo te gjitha bebet dhe femijet zhvillohen ne te njejten kohe dhe ne te njejten menyre, prandaj kalendari yne i zhvillimit jo gjithmone mund te perputhet me femijen tuaj. Momentet e zhvillimit ndryshojne gjeresisht. Nuk eshte e pazakonte qe nje femije te kete nje zhvillim te ngadalte, per shkak se ai mund te kete lindur para kohe ose mund te behet fjale per binjake (trinjake etj). Por, nje pakice e foshnjave dhe femijeve kane vonesa ne zhvillim dhe mund te kene nevoje per ndihme te specializuar. Nese mendoni se dicka nuk shkon tek femija juaj, drejtojuni mjekut specialist.

Lexo edhe: Bebi 3 muajsh

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Cfarë është “Ora e Artë”...

  Kultura jonë në përgjithësi e heq foshnjën nga nëna sapo të lindë. Shtrëngimi dhe prerja e kordonit, kryerja e kontrolleve të ndryshme të të porsalindurve dhe 'pastrimi i tyre'...

Videolojrat, përrallat e kohëve moderne...

Sipas Jordan Shapiro, një nga ekspertët kryesorë në kulturën dixhitale, nëse përdoren në mënyrën e duhur, videolojërat dhe smartfonët mund të bëhen një mjet i rëndësishëm dhe ndihmë për rritjen...

Bebi 4 muajsh

Fëmija 4 muajsh po rritet gjithnjë e më shumë dhe bëhet më vigjilent gjatë ditës. Bebet në këtë fazë duan të shprehin vetveten përmes buzëqeshjeve, të qeshurave dhe belbëzimeve. Rritja...

Bebi 24 Muajsh

Bebi 24 muajsh Shume nga ju e konsiderojne moshen 2 vjecare si dicka te tmerrshme, por kjo nuk eshte e drejte. Kjo moshe nuk ka ndonje ndryshim nga moshat e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X