Bebi 3 muajsh

0 0

Foshnja 3 muajsh
Ne muajin e 3 bebi juaj do te filloje te jete kurioz per gjerat qe e rrethojne.
Disa foshnja lindin me te zhurmshem dhe nervoze ne krahasim me disa te tjere. Kjo eshte pjese e karakterit, por zakonisht tendenca eshte qe ne muajin e 3 foshnja te filloje te qetesohet disi nga te qarat e zakonshme.
Zhvillimi fizik i bebit ne muajin e 3-te
Nese ju e terhiqni beben tuaj deri ne pozicionin ulur, do te shikoni se koka, e cila eshte ende e madhe per trupin, do te qendroje pak mbrapa, por jo plotesisht. Nese e vendosni barkas bebi juaj do te jete ne gjendje te mbaje pak koken lart, por jo per nje kohe shume te gjate. Nese provoni ne te njejtin pozicion, ta vendosni mbi parakrahet e tij do te vereni se bebi juaj do te mundohet te rrotullloje koken per te pare cfare ka perreth. Bebi i vendosur ne kete pozicion, do te jete ne gjendje te zvarritet, me levizje sikur po noton.
Midis muajit te 2 dhe te 4 duhet te filloni te kujdeseni si dhe ku e vendosni beben tuaj, pasi ne c’do moment mund te kthehet ne nje ane dhe nje pozicion apo vend i caktuar mund te behet i rrezikeshem. Pas muajit te 2 mos e lini asnje sekonde vete mbi tavolinen e nderrimit(apo vende te tjera qe kane distance nga dyshemeja), pasi mund te rrokulliset dhe te bjere. Duart e bebit ne te shumten e kohes jane te mbyllura, por mund te ndodhe qe ne nje moment bebi ti hape, te kape nje objekt, ta mbaje disa sekonda dhe ta leshoje. Gjithcka ndodh ne menyre te pavetedijshme. Ende nuk eshte ne gjendje te mbaje dicka ne dore me gjate se disa sekonda. Nese e vendosni shtrire ne kurriz, atehere bebi juaj do te filloje te shikoje me kuriozitet duart dhe gishtat e tij duke luajtur me to.
Sjellja
Nese bebi juaj ka dicka ne dore dhe i bie, atehere ky send mund te quhet i “vdekur” per te, pasi ai ne kete moshe nuk e ka idene e gjerave te perhershme. Persa kohe nuk e shikon, ai send nuk ekziston per te. Pas muajit te 6 dhe muajit te 9 fillon te shfaqet interesi per te kerkuar gjerat qe i jane marre apo i kane rene. Nese eshte duke qare dhe ju i flisni apo i afroheni per ta marre ai do te buzeqeshe dhe do te levize kembet per t’ju treguar se eshte i kenaqur qe ju ka prane.
Te folurit dhe degjimi
Nga muaji 3 e gjysem deri 5 foshnja juaj do te filloje te ktheje koken kur te degjoje zerin tuaj. Eshte moment i zanoreve te para per si “ah” dhe “oh”. Ai do te gugase kur ju ti flisni. Toni i zerit te bebit do te ndryshoje per te treguar kur eshte i lumtur dhe kur nuk eshte.
Shikimi
Bebi tani eshte ne gjendje te dalloje gjerat qe per te jane familjare. Ai nuk eshte me i interesuar me shume per skajet e objekteve, por per fytyren e njerezve, hunden, gojen, syte. Nga muaji i 4 bebi juaj do te jete ne gjendje te dalloje fytyren tuaj nepermjet fotografise. Studimet tregojne se femijet kane nje perceptim te thelle. Kjo eshte menyra e natyres per tu siguruar qe foshnja te jete e mbrojtur para se filloje te ece.
Zhvillimi njohes
Bebi tani e di cfare eshte nje objekt dhe kerkon te shikoje nese mund ta gjeje ate ndryshe ne ambientin qe e rrethon. Kjo tregon qe ai ka filluar te behet kurioz per boten.
Argetimi
Bebi juaj tani eshte edhe me i terhequr se me perpara nga lojrat e ndryshme qe i beni. Atij i pelqen te luaje me ujin gjate banjes, i pelqen kur e gudulisni apo kur i kendoni. Moment kenaqesie per te eshte edhe momenti kur i flisni dhe e shihni ne sy gjate ushqyerjes. Ne kete periudhe, duke qene se i pelqen ti preke sendet, duhet te kujdeseni ti blini lodrat prej materiali te bute dhe forme te pershtatshme per moshen e tij.
Dy fjale ne lidhje me kalendarin tone te zhvillimit
Ju lutem mos harroni: jo te gjitha bebet dhe femijet zhvillohen ne te njejten kohe dhe ne te njejten menyre, prandaj kalendari yne i zhvillimit jo gjithmone mund te perputhet me femijen tuaj. Momentet e zhvillimit ndryshojne gjeresisht. Nuk eshte e pazakonte qe nje femije te kete nje zhvillim te ngadalte, per shkak se ai mund te kete lindur para kohe ose mund te behet fjale per binjake(trinjake etj). Por, nje pakice e foshnjave dhe femijeve kane vonesa ne zhvillim te cilet mund te kene nevoje per ndihme te specializuar.
Nese mendoni se dicka nuk shkon tek femija juaj, drejtojuni mjekut specialist.

Lexoni edhe: Bebi 6 muajsh






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Cfarë është “Ora e Artë”...

  Kultura jonë në përgjithësi e heq foshnjën nga nëna sapo të lindë. Shtrëngimi dhe prerja e kordonit, kryerja e kontrolleve të ndryshme të të porsalindurve dhe 'pastrimi i tyre'...

Videolojrat, përrallat e kohëve moderne...

Sipas Jordan Shapiro, një nga ekspertët kryesorë në kulturën dixhitale, nëse përdoren në mënyrën e duhur, videolojërat dhe smartfonët mund të bëhen një mjet i rëndësishëm dhe ndihmë për rritjen...

Bebi 4 muajsh

Fëmija 4 muajsh po rritet gjithnjë e më shumë dhe bëhet më vigjilent gjatë ditës. Bebet në këtë fazë duan të shprehin vetveten përmes buzëqeshjeve, të qeshurave dhe belbëzimeve. Rritja...

Bebi 24 Muajsh

Bebi 24 muajsh Shume nga ju e konsiderojne moshen 2 vjecare si dicka te tmerrshme, por kjo nuk eshte e drejte. Kjo moshe nuk ka ndonje ndryshim nga moshat e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X