Bebi 12 muajsh

0 0

Pavaresisht se eshte vetem 12 muajsh, ju mund ti beni dhurata per ditelindje. Nuk ka rendesi se eshte i vogel, femija juaj e kupton rendesine e lodrave dhe di cfare te beje me to. Ajo cfare e terheq me shume jane lodrat dhe letrat me ngjyra te theksuara.
Zhvillimi njohes
Memorja dhe imitimi
Ju mund ta gjeni ne shume raste femijen duke ju veshtruar per nje shenje aprovimi per dicka qe do te beje. Ai deshiron te dije nese per ju eshte veprim i drejte ose i gabuar. Edhe nese ju nuk do ta miratoni nje veprim te caktuar ai perseri do ta beje duke qeshur, pasi kjo per te eshte loje. Ju ne nje moment mund ta gjeni duke perdorur nje furce mbi floke ose duke u perpjekur te terheqe mbulesen e tavolines per te marre nje gote nga tavolina, pasi e ka pare kete nga ju. Memorja e bebit tani fillon te funksionoje duke mbajtur mend shume veprime qe ju i beni. Nese ju ka pare se ku i keni vendosur ngjyrat atehere do te shkoje drejt dollapit per ti marre. Edhe nese nuk eshte ngritur ne kembe do ta beje kete duke u zvarritur. Nese ju shpesh afroni fytyren per ta gudulisur poshte mjekres, atehere sapo ti afroheni do ta kuptoje dhe do te qeshe para se ju ta beni perseri nje veprim te tille.
Largimi i ankthit
Pas muajit te 12 femija juaj do te ndihet me i sigurt per te eksploruar boten qe e rrethon dhe te mbroje pavaresie e tij. Ai do te krijoje nje lidhje shume te forte me personin qe kujdeset me teper per te.
Disa femije tani jane me te ndrojtur dhe nuk kane shume deshire te eksplorojne ambientien qe e rrethon. Ju nuk duhet te shqetesoheni, pasi c’do femije ka kohen e tij per te bere dicka, por mund ta nxitni deshiren e tij duke e cuar ne park. Duke qene ne kontakt me femije te tjere do te beje dhe ai si ata. Nese jeni duke dale duhet ti thoni “mirupafshim”, keshtu i mesoni se njerezit vijne dhe ikin. Nese ju largoheni fshehur nga femija juaj, atehere mund ta beni te ndihet i pasigurt.
Sjellja
Tani femija juaj eshte ne gjendje t’ju jape nje puthje, por nuk eshte ne gjendje ta jape ate ne menyren me te mire te mundshme. Zakonisht eshte i prirur te shtype faqen tuaj me goje, duke ju lene me shume peshtyme dhe jo nje puthje. Ndersa ju jeni duke shtruar tavolinen ai mund ti drejtohet karrikes te tij pasi e kupton qe eshte momenti i ushqimit.
Nese gjate dites ju rastis ta merrni me vete ne nje ambient qe per te eshte i huaj, ka shume gjasa qe nese do te ndjeje ankth do t’ju kape nga kemba. Zakonisht femija juaj ne kete moshe ka tendenca te futet ne loje me femije te tjere qe do te takoje, por ne fakt nuk do te dije se si ta beje kete dhe e vetmja gje qe mund te beje eshte te perplaset ose ti shtyje ata. Shpesh nena te tjera mund t’ju ankohen per ate c’ka beri femija juaj, por ju mos u ndieni te detyruara ta qortoni, ishte dicka e paqellimshme!
Zhvillimi fizik
-Ecja dhe zvarritja
Mund t’ju ndodhe qe femija juaj te jete shume i zoti ne zvarritje duke levizur sa andej kendej neper shtepi. Ka raste qe keta femije mund te jene ne gjendje te ecin duke u kapur neper moblje, te bien poshte me shpejtesi dhe te ngrihen perseri duke u zvarritur. Mire eshte qe te bleni “gardh” bebesh pasi brenda tij femija do te jete me i sigurt. Nese tani femija juaj eshte ngritur ne kembe, atehere ju mund ta ndihmoni ta perfeksionoje duke e mbajtur me njeren dore, keshtu ai nuk do te ece si “i dehur”.
-Zhvillimi i duarve dhe gishtave
Aftesia per te marre sendet ne dore eshte perfekte. Ai ka nje kontroll te mire rrethues dhe duke perdorur gishtin e madh dhe ate tregues do te menaxhoje gjithe pjesen tjeter te dores. Kurioziteti do te shkoje me shume per te kapur monedhat qe i kane rene dikujt nga xhepi, prandaj shume shpesh do ta shihni duke kerkuar ne dysheme apo divan per ti gjetur. Ai do te perdore duart per ti kapur dhe hedhur me force lodrat, ose nese i jepni nje shkumes me ngjyre do te jete ne gjendje te beje nje vije. Ky mund te quhet vizatimi i pare i femijes. Ai do te perpiet te ushehet vete duke perdorur gishtin e madh dhe ate tregues per te kapur lugen, por raporti i ushqimit qe do te marre ne luge me ate qe do te hyje ne goje nuk do te jete 100%. Keshilla jone ne kete rast eshte ta lini ta provoje, keshtu me kalimin e kohes do te perfeksinohet. Molaret e pare(te cilet tashme kane dale), do ta ndihmojne ate te pertype ushqimin.
Tashme ai ka mesuar marredheniet mes gjerave, prandaj do te argetohet duke hequr dhe duke vene objektet ne vendin i tyre. Tani ndertimi i kullave me tulla plastike do te jete loje e thjeshte per te.
Te folurit
Tani femija yt do te jete ne gjendje te thote me shume se nje fjale me kuptim. Psh: nese deri tani ka thene “qen”, tani do te jete ne gjendje te thote”nje qen”. Gjithashtu do te kuptoje udhezime te shkurta si: mund ti marresh kepucet e tua? Pavaresisht se ne te vertete nuk do ti marre.
Tani po fillon te kuptoje pse njerezit flasin gjate gjithe kohes, prandaj ne menyren e tij do perpiet te futet ne bisede. Fjalet nuk do te jene te qarta per ju, por mos i lini te kuptoje kete.
Argetimi
Te preferuar do te jene librat me figura, sidomos ato qe tregojne figura bebesh. Ju mund ti recitoni vjersha dhe te parapelqyerat do te behen ato qe do te shoqerohen me muzike. Ne kete moment per ju do te ishte e udhes ta lini shpesh nen shoqerine e femijeve te tjere.
Dy fjale ne lidhje me kalendarin tone te zhvillimit
Ju lutem mos harroni: jo te gjitha bebet dhe femijet zhvillohen ne te njejten kohe dhe ne te njejten menyre, prandaj kalendari yne i zhvillimit jo gjithmone mund te perputhet me femijen tuaj.Momentet e zhvillimit ndryshojne gjeresisht. Nuk eshte e pazakonte qe nje femije te kete zhvillim te ngadalte, per shkak se ai mund te kete lindur para kohe ose mund te behet fjale per binjake(trinjake etj). Nje pakice e foshnjave dhe femijeve kane vonesa ne zhvillim qe mund te kete nevoje per ndihme te specializuar. Nese mendoni se dicka nuk shkon tek femija juaj, drejtojuni mjekut specialist.

Lexoni dhe: Ditelindja e pare, disa ide






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Cfarë është “Ora e Artë”...

  Kultura jonë në përgjithësi e heq foshnjën nga nëna sapo të lindë. Shtrëngimi dhe prerja e kordonit, kryerja e kontrolleve të ndryshme të të porsalindurve dhe 'pastrimi i tyre'...

Videolojrat, përrallat e kohëve moderne...

Sipas Jordan Shapiro, një nga ekspertët kryesorë në kulturën dixhitale, nëse përdoren në mënyrën e duhur, videolojërat dhe smartfonët mund të bëhen një mjet i rëndësishëm dhe ndihmë për rritjen...

Bebi 4 muajsh

Fëmija 4 muajsh po rritet gjithnjë e më shumë dhe bëhet më vigjilent gjatë ditës. Bebet në këtë fazë duan të shprehin vetveten përmes buzëqeshjeve, të qeshurave dhe belbëzimeve. Rritja...

Bebi 24 Muajsh

Bebi 24 muajsh Shume nga ju e konsiderojne moshen 2 vjecare si dicka te tmerrshme, por kjo nuk eshte e drejte. Kjo moshe nuk ka ndonje ndryshim nga moshat e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X