Bebi 4 muajsh

0 0

Fëmija 4 muajsh po rritet gjithnjë e më shumë dhe bëhet më vigjilent gjatë ditës. Bebet në këtë fazë duan të shprehin vetveten përmes buzëqeshjeve, të qeshurave dhe belbëzimeve.

Rritja

Deri në muajin e katërt, pesha e fëmijës suaj ka gjasë që të dyfishohet që nga lindja. Nëse jeni të shqetësuar se fëmija juaj nuk ha mirë ose nuk po fiton peshë të mjaftueshme, bisedoni me pediatrin tuaj.

Aftësitë motorike të bebit 4 muajsh

Bebi juaj 4 muajsh po bëhet më i shkathët dhe lëviz më shumë me duar. Tani duart ndërveprojnë me njëra-tjetrën për të lëvizur një lodër ose për të shkaktuar një zhurmë. Në të vërtetë, ato duar do të kapen pas çdo gjëje që mund të arrijnë, duke përfshirë kafshët, flokët tuaj dhe çdo send të gjallë ose me shkëlqim që ndodhet afër. Ju mund të hiqni çdo vëth ose varëse në qoftë se nuk dëshironi të përjetoni një tërheqje të dhimbshme.

Çdo gjë që fëmija juaj është në gjendje të marrë, do të përfundojë në gojën e saj, kjo është një nga mënyrat se si eksploron botën. Është e rëndësishme që të mos lini gjëra të vogla sepse mund të mbyten. Çdo gjë që mund të futet brenda një tubi letre higjienike është shumë e vogël për të qenë në duart e fëmijës 4 muajsh.

Tani fëmija ka kontroll të mirë të kokës dhe mund të mbajë kokën dhe gjoksin drejt ndërsa shtrihet me bark. Ata gjithashtu mund të godasin dhe të shtyjnë me këmbët e tyre. Disa foshnja mund të kenë zbuluar edhe se si të rrokullisen me bark.

Gjumi

Në këtë fazë edhe ju dhe fëmija mund të gëzoni gjumë të plotë gjatë natës. Në këtë moshë foshnjat zakonisht mund të flenë shtatë deri në tetë orë rresht. Duke llogaritur dhe 2 herë gjumë gjatë ditës, fëmija mund të flejë në total 14-16 orë në total.

Shqisat

Gjatë tre muajve të parë, foshnjat kanë shumë vështirësi në dallimin e kontrasteve të ngjyrave. Tani në muajin e katërt, shikimi i foshnjës është mprehur. Bebet në këtë moshë mund të zgjedhin kontraste më delikate të ngjyrave, të tilla si një buton i kuq në një këmishë të kuqe. Ata gjithashtu mund të shohin në të gjithë dhomën, edhe pse ata ende preferojnë të shohin njerëzit afër.

Sytë e bebit 4 muajsh duhet të lëvizin të dy dhe të ndjekin objekte dhe njerëz rreth dhomës. Nëse vëreni ndonjë problem të shikimit, sigurohuni që t’i përmendni ato tek vizita me pediatrin.

Ju gjithashtu mund të vëreni se sytë e fëmijës suaj kanë filluar të ndryshojnë ngjyrën. Sytë me ngjyra të lehta mund të kalojnë nëpër disa ndryshime para se të vendosen në hijen e tyre të fundit në rreth gjashtë muajsh.

Ushqyerja e fëmijës 4 muajsh

Disa pediatër nuk e rekomandojnë fillimin e ushqimeve të ngurta deri në gjashtë muaj. Por varësisht nga madhësia e foshnjës, disa prej tyre mund të mos jenë të kënaqur me qumështin e nënës ose formulën dhe mjeku juaj mund t’ju rekomandojë të filloni ushqimet e para të ngurta. Para se të filloni, sigurohuni që fëmija juaj ka kontroll të mirë të kokës dhe qafës dhe mund të qëndrojë ulur me mbështetje.

Ushqimi i parë i foshnjës duhet të jetë drithëra orizi e fortifikuar me hekur, të përzier me formulën ose me qumështin e nënës. Bëni drithëra shumë të holla në fillim, jo shumë më të trasha se formula e thjeshtë, derisa fëmija juaj të mësohet. Pastaj shihni se si reagon ndaj marrjes së lugës. Bebet në këtë moshë mund të kenë ende një refleks të fortë gjuhësor. Nëse e shtyn atë menjëherë, mund t’ju duhet të prisni një javë ose dy, para se të provoni përsëri ushqime të ngurta.

Komunikimi

Fëmijët 4 muajsh fillojnë të zbulojnë veten si individë unikë. Ata fillojnë gjithashtu të vënë re se njerëzit përreth i përgjigjen veprimeve të tyre. Kur fëmija juaj qan, ju përpiqeni ta qetësoni. Kur lëshon diçka në dysheme, ju e merrni atë. Shumë fëmijë kënaqen me rrëzimin e të njëjtit objekt pa pushim, vetëm për të parë prindërit e tyre në mënyrë të përsëritur ta ngrejnë objektin.

Bebet në këtë moshë po mësojnë të jenë komunikues efektiv. Ata shprehin veten përmes tingujve zanorë, pasthirrma, shprehin emocionet me anë të fytyrës, duke buzqeshur, inatosur, surprizuar etj.

Vizita te pediatri

Çfarë duhet të kontrolloni gjatë vizitës së fëmijës:

  • Gjatësia dhe pesha e bebit
  • Historiku
  • Vaksinat
  • Dëgjimi dhe shikimi
  • Ushqimi
  • Gjumi

Këshilla për muajin e katërt të fëmijës suaj

  • Jepini fëmijës tuaj shumë libra të rinj për të eksploruar.
  • Kaloni të paktën disa minuta duke i lexuar ose kënduar fëmijës suaj çdo ditë.
  • Megjithëse fëmija juaj nuk është duke u zvarritur dhe ndoshta nuk është duke u rrokullisur, është koha të filloni seriozisht të mendoni për mbrojtjen e tyre. Krijojini ambiente të sigurta.

Lexo edhe: Bebi 3 muajsh






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X